Këngëtarja Aurela Gaçe publikon shpesh foto dhe video nga performancat e saj, të cilat janë të shumta. Këtë herë ajo ka publikuar një foto në të cilën shfaqet me djemtë e grupit të “Revolt Klan”, ku kanë performuar në një koncert bamirësie për të familjet e prekura nga përmbytjet në qytetin e Vlorës.
“Direkt nga teatri “Petro Marko” në Vlorë me këta djem me një energji rrezatuese, talentet e qytetit Vlorë, Revolt Klan. Thjesht një iniciativë njerëzore për të qenë pranë qytetit tonë, për familjet që humbën shumë nga përmbytjet,”-shkruan Gaçe krahas fotos.
Nuk është hera e parë që Aurela solidarizohet me tema të tilla sociale duke dhënë kontributin e saj.