Deputeti kauboj Eduart Ndocaj, i cili së fundmi ka shpallur kandidaturën për kryetar të Partisë Socialiste, ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up” në “Top-channel”. Në faqen zyrtare në ‘Facebook’ Ndocaj thotë se ka qenë i ftuar në “Make-up”, por kjo gafë e tij nuk i ka shpëtuar moderatores së programit Mira Kazhani, e cila e ka shpërndarë në rrjetet sociale duke bërë shaka me deputetin.