Gaforrja – Ju mund të jeni një shenjë uji e ndjeshme, por keni edhe një guaskë të fortë, pa përmendur kthetrat. Nëntori fillon me një hënë të plotë dhe eklips hënor më 8 nëntor. Për shkak se trupi juaj planetar sundues është hëna, eklipset mund të ndikojnë tek ju më shumë se shenjat e tjera, veçanërisht ato hënore. Përpiquni ta kaloni këtë kohë me miqtë. Bëjeni misionin tuaj këtë muaj të ndani kohë për miqësitë tuaja. Kalimi i kohës me njerëz të dashur është i rëndësishëm, por kur sezoni i Shigjetarit të fillojë të martën, më 22 nëntor, përpiquni t’i jepni përparësi vetes. Festat po afrohen. Gaforret priren të jenë personi tek i cili mbështeten të gjithë, qoftë organizimi i darkave, organizimi i takimeve familjare apo sigurimi i mbështetjes emocionale. Si rezultat, Gaforret mund të mbingarkohen dhe madje të ndjehen të pavlerësuar këtë periudhë të vitit. E mërkura, 23 nëntori, sjell një hënë të re të errët duke ju kërkuar të krijoni kufij dhe të vendosni synime për pjesën tjetër të vitit. Është gjithashtu dita kur planeti me fat Jupiteri përfundon retrogradën e tij, duke ju ndihmuar të identifikoni dëshirat tuaja dhe t’i zbatoni ato. Kontrolloni veten tuaj. Cfarë të nevojitet? Bëni gjithçka që është më e mira për shëndetin tuaj emocional dhe mendor.
Akrepi – Mund të jetë sezoni juaj, por për fat të keq, kjo nuk do të thotë se gjithçka është e lehtë. Java e parë e nëntorit ju sjell disa takime me potencial për dramë, por për sa kohë që qetësoheni për të siguruar që të mos lëndoni dikë që doni me fjalët tuaja do te jesh mirë. Data e parë për të mbajtur në radarin tuaj është e diela, 6 nëntor. Duhet të gjeni kohë për pushim dhe kujdes për veten. Vetëm pak ditë më vonë, të martën, më 8 nëntor, ka një hënë të plotë dhe eklips hënor. Eklipset dhe hënat e plota priren të nxisin dramë dhe të na lënë të ndihemi në ankth. Derdhni çdo energji të stresuar në një projekt krijues, hobi ose seks të nxehtë. Vetëm ju lutemi kaloni zënkat. Do të pendoheni më vonë gjatë muajit kur humori të qetësohet. Në 15 nëntor, planifikoni një mbrëmje takimi, pavarësisht nga statusi i marrëdhënies suaj. Kjo do të thotë një darkë e këndshme dhe e qetë në shtëpi me partnerin tuaj, ose një darkë me pije me mikeshën tuaj. Në 22 nëntor, nëse keni pritur kohën e duhur për të kërkuar një rritje rroge dhe për të mbrojtur veten në punë, është një kohë e shkëlqyer për ta bërë këtë, veçanërisht rreth hënës së re 23 nëntor. Përdoreni këtë natë për të vendosur synime profesionale. Mbështetuni në forcën tuaj të brendshme, Akrep.
Peshqit – Ju jeni një shenjë uji, që do të thotë se mund të jeni emocional dhe të prirur ndaj melankolisë, por gjithashtu jeni shenja e fundit e zodiakut, që tregon mençurinë tuaj. Shmangni dramat gjatë hënës së plotë dhe eklipsit hënor më 8 nëntor. Kjo nuk është një kohë e mirë për biseda të mëdha apo vendime kritike. Rrethoni të enjten, 12 nëntor, në kalendarin tuaj, sepse Afërdita formon një treshe me planetin tuaj sundues, Neptunin. Kjo datë është ideale për atë kombinim të rrallë dhe të ëndërruar të intimitetit emocional dhe pasionit fizik. Nëse nuk jeni tashmë të dashuruar, mos u habitni nëse kjo ndodh diku rreth kësaj date. Por ky tranzit vjen me një paralajmërim. Mund të ndiheni aq të rrëmbyer sa të injoroni flamujt e kuq, kështu që sigurohuni që të kontrolloni intuitën tuaj. Do ndiheni të lumtur. Një marrëdhënieje aktuale mund ta çoni në një nivel tjetër. Përgatituni të bëni bisedimet e nevojshme ose rrezikoni të humbisni një mundësi për të pasur më shumë dashuri në jetën tuaj. Në 22 nëntor, ju vazhdoni ta shihni veten duke kaluar momente argëtuese me miqtë, por mos harroni të kujdeseni për veten. Të mërkurën, 23 nëntor, planeti me fat Jupiteri përfundon retrogradën e tij dhe shkon drejtpërdrejt në shenjën tuaj, Peshqit. Ky muaj mund të ketë qenë stresues, por me planetin më me fat që ekziston tani në shenjën tuaj, gjithçka po vjen tek ju Peshqit.
REVISTAWHO/Nuk lejohet ribotimi pa lejen e redaksisë.