Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Galaxy Note 7”, kartmonedha 500 euroshe etj, këto janë objektet që nuk do të ekzistojnë më në 2017-tën

29/12/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
“Galaxy Note 7”, kartmonedha 500 euroshe etj, këto janë objektet që nuk do të ekzistojnë më në 2017-tën

Ligjet për ruajtjen e mjedisit të miratuar gjatë 2016, disa vendime institucionale, evoluimi i teknologjive si dhe ndryshimi i modelit të konsumit kanë sjellë zhdukjen e disa objekteve të jetës sonë të përditshme.





Fundi i videoregjistruesit

Pas 60 vitesh ekzistence, videoregjistruesit nuk do të prodhohen më. Prodhuesi i fundit në botë, marka japoneze “Funai Electric”, njoftoi ndërprerjen e prodhimit korrikun e kaluar. Arsyeja?


“Një prej furnizuesve tanë kryesorë e shihte si shumë të vështirë vazhdimin e prodhimit të një pjese për shkak të sasisë shumë të vogël, që na detyroi të marrim këtë vendim”, theksoi grupi japonez, uzina e të cilit gjendet në Kinë.

Disa prej byzylykëve teknologjikë nuk do të shiten më

Prodhuesi i orave smart “Pebble” anuloi prodhimin e produkteve të tij të ardhshme dhe tërhoqi produktet ekzistuese nga tregu. Kjo kompani që u bë e famshme për nxjerrjen në treg të “smart watch”-it të parë në vitin 2012, dy vite para “Apple Watch”, u ble nga kompania “Fitbit”, e specializuar në prodhimin e byzylykëve për përdorim kryesisht në sporte. Por, edhe kompania “Motorola” ka vendosur të ndërpresë prodhimin e “smart watch”-ëve të saj.

Jeta e shkurtër e Galaxy Note 7

Pas shumë rastesh për marrje zjarr, “Samsung”-u tërhoqi nga tregu “Galaxy Note 7” dhe ndërpreu prodhimin e tij tetorin e kaluar. “Galaxy Note 7” ka hyrë në histori si një prej dështimeve më të mëdha në sektorin e teknologjive të reja për një prodhues të smartfonëve. Sipas “Reuters” kostot e këtij dështimi arrijnë rreth 17 miliardë dollarë.

Zhdukja e kartëmonedhës 500 euroshe

BQE-ja (Banka Qendrore Evropiane) vendosi në maj që të mos prodhojë më kartëmonedha të reja 500 euroshe duke filluar nga fundi i vitit 2018, kur të shfaqen prerjet e reja të 100 dhe 200 eurove. Por stoku ekzistues do të vazhdojë të jetojë dhe kartëmonedhat do të ruajnë gjithë vlerën e tyre. Në fakt kjo kartëmonedhë konsiderohet se favorizon financimin e aktivitetit kriminal dhe të terrorizmit./ATA

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Next Post
Aktori amerikan pas vdekjes së yjeve: “Zot të lutem merr dhe Trumpin”!

Aktori amerikan pas vdekjes së yjeve: "Zot të lutem merr dhe Trumpin"!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera