Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Galaxy S20 FE” sjell gjithçka që doni, për të bërë gjithçka që ju pëlqen

25/12/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
“Galaxy S20 FE” sjell gjithçka që doni, për të bërë gjithçka që ju pëlqen

Galaxy S20 Fan Edition përmban shumë nga tiparet e shkëlqyera të vëllezërve dhe motrave të tij, duke përfshirë një kamerë të trefishtë solide, një procesor të fuqishëm, bateri 4,500 mAh dhe hidroizolim IP68 – të gjitha për një çmim shumë më të përballueshëm. Galaxy S20 FE është telefoni më i lirë në familjen premium S20 të Samsung, afërsisht 30% më lirë.





Dy herë më i shpejtë se ekranet e shumë smartfonëve, ekrani Super AMOLED rifreskon figurën në 120Hz super të lëmuar për ta shfaqur aksionin të qartë dhe reagimin ndaj prekjes të shpejtë. Në qoftë se jeni duke shfletuar në timeline apo nëpër galeri, ekrani lëviz shpejt me më pak ngecje.


Paneli i tij i pasëm është bërë nga plastika, por jep ndjesinë exhamit (Samsung madje e quan atë “glassic”). Ka Gorilla Glass 5 në pjesën e përparme dhe alumin në skajet e saj. Është i guximshëm dhe i rehatshëm për tu mbajtur. Struktura mat në pjesën e pasme do të thotë se gjurmët e gishtërinjve nuk janë problem.

Ky është telefoni i krijuar posaçërisht për çdo të apasionuar. Pra, nëse ju jeni adhurues i fotografisë, lojërave apo buletineve, Samsung ka përmbledhur kombinimin ideal të risive të S20. Ky është telefoni që ju jep atë që kërkoni, për të bërë më shumë nga çfarë ju pëlqen. Me një çmim fantastik prej ALL 79,999, ja pse është blerja më e mirë midrange e Samsung.

Ngjyra që bëjnë xheloz dhe ylberin

Telefoni juaj nuk ju largohet kurrë nga dora, ndaj duhet të jetë një shtesë optimale për stilin tuaj. Zgjidhni nga një larmi e gjerë nuancash në modë me lustër elegante mat, nga të mëdhatë e të fortat deri tek ato më me takt dhe klasiket.

Kamerë protagoniste që ju shoqëron në çdo aventurë

Tre kamera nga mbrapa ju mundësojnë realizimin me lehtësi të atyre pozave profesionale të nivelit #nofilter. Inkuadrojeni skenën me kamerën këndgjerë, pastaj kaloni më gjerë me kamerën ultra të gjerë ose zmadhoni në zmadhim optik 3x në kamerën telefoto. Fotografitë nga S20 FE janë të ndjeshme me një ekuilibër të mirë ekspozimi midis qiellit të ndritshëm dhe planeve të errëta, të ndihmuara nga modaliteti automatik HDR.

Nëse doni t’i bëni xheloz ndjekësit tuaj në Instagram me foto pjatash të shijshme, ky telefon do të përshtatet mjaft mirë.Kamera e përparme ka një rezolucion 32-megapiksel i cili prodhon pamje të qarta që janë më se të mira për selfie në story-t e rrjeteve sociale.

Single Take ju shpie në nivel krijuesi përmbajtjesh me një prekje të shkrehësit. Shkrepni për deri në 15 sekonda dhe lërjani telefonit ta bëjë punën. Me të mbaruar, kaloni te Gallery për të zbuluar një larmi videosh, fotosh etj. Ndërsa kur keni kamerë frontale 32MP, autoportretet dhe videoblogimet tuaja kalojnë në nivel krejt tjetër. Bëhuni protagonisti i shkrepjes she përfitoni detaje të mëtejshme në fotot e videot tuaja.

Për zogjtë e natës.

Me më shumë pikselë dhe Inteligjence Artificiale të përmirësuar për kamerën, kamera e pasme në Galaxy S20 FE rregullohet për të përthithur dritë edhe kur është errësirë, që fotot të dalin të detajuara dhe plot ngjyrë. Ajo shkrep gjithashtu disa kuadro njëherësh, duke i procesuar në një foto të qartë nate.

Bateri inteligjente që zgjat gjithë ditën për lojra fantastike.

Samsung ka vendosur një bateri 4500 mAh brenda S20 FE, që është 500 mAh më shumë se bateria që vendosi në një S20 të zakonshëm. Nuk është për t’u habitur që ajo ka shumë fuqi për të ofruar.

LTE me deri në 2.0 Gbps ju ofron shpejtësi të fuqishme interneti, ndërsa Wi-Fi 6 ju lidh në mënyrë të sigurt me vonesë të ulët edhe në pika të mbipopulluara. Kështu që si të jeni të lidhur me LTE, si me Wi-Fi, mund të navigoni online në kohë reale me vonesë të ulët.

Telefoni që mendon me shpejtësinë e dritës.

S20 FE ju mundëson të shfrytëzoni në maksimum shpejtësitë e larta të së dhënave dhe përmbajtjen me bazë cloud me me 6GB RAM. Të gjitha këto plus NPU e optimizuar jua çojnëperformancën në nivel tjetër, ndaj kalimi nga njëri aplikacion në tjetrin është i shtruar dhe transmetimet e drejtpërdrejta dalin pastër.

Me 128GB të integruara dhe mundësinë për të ruajtur deri në 1TB më shumë në një kartë microSD, kufizimi i vetëm për çfarë mund të ruani është se çfarë krijoni e shkarkoni.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
Next Post
Në vilën private, Rihanna po i kalon Krishtlindjet me të dashurin e ri

Në vilën private, Rihanna po i kalon Krishtlindjet me të dashurin e ri








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera