Reperi i njohur kosovar, Gashi ka ndarë së fundmi një moment shumë të ëmbël me nipin e tij i cili duket se i dhuron shumë dashuri.
“Nipi im i thotë prindërve ‘daja është i imi’ dhe më puth në fotografi”, ka shkruar reperi krah postimit të fundit në llogarinë e tij.
Siç duket Gashi ka një lidhje shumë të ngushtë me të voglin e shtëpisë, i cili i dhuron kujtime shumë të bukura.
Reperi ndan herë pas here momente të ndryshme me familjen e tij duke treguar dhe situatat më komike në shtëpi dhe duke i zbuluar të gjithë ndjekësve anembanë botës pak nga traditat e vendit tonë./revistawho.com