Ndarja e Kosovës nga Serbia në hartën e “Apple” po kthehet në një çështje madhore. Shumë artistë kanë reaguar kundra “Apple”, duke bërë një peticion për të vendosur Kosovën në hartë.
Edhe artisti i njohur shqiptar në SHBA, Gashi, ka bërë disa postime në llogarinë e tij në Instagram ku përpos kërkesës për njohjen e hartës së Kosovës, ka treguar edhe disa histori të kryqëzimit të tij vetëm pse ishte me prejardhje shqiptare.
“Bëj shumë për komunitetin shqiptar. Jam kryqëzuar shumë nga njerëzit që më thanë se kam bërë gabim që kam bashkëpunuar me artist shqiptar. Që e ula veten. Po mundoheni të më sabotoni por që nuk mundeni.
Unë kam arritur në Amerikë, si një artist shqiptar. Do e ndryshoj mënyrën se si tjerët na shohin, duke u frikësuar nga ne”, thuhet ndër të tjera në postimet e Gashit, i cili ka patur bashkëpunime me kēngëtarë shqiptarē si Ledri Vula dhe Adelina Ismaili.
“Upset” është projekti i fundit nga ai që erdhi sërish me një shqiptare, Njomza dhe Pink Sëeat$.