Në përvjetorin e 10-të të ndarjes nga jeta të Dr. Florit, një shesh në Tiranë është emëruar në nder të tij. Emri i këngëtarit shqiptar është vendosur në një shesh në zonën e Tiranës së Re.
Roland Hysi, mik i ngushtë i Dr. Florit dhe anëtar i grupit, ka ndarë një foto emocionuese me Kaltrinën, vajzën e Dr. Florit, në rrjete sociale. Postimi i tij është shoqëruar me vargje nga një prej këngëve më të njohura të Dr. Florit, për të përkujtuar kontributin e paharrueshëm të tij në muzikën shqiptare.