Ndërsa mëngjeset bëhen më të shkurtra, dëshira jonë për t’u zgjuar para lindjes së diellit zbehet, duke na lënë më pak kohë për t’u marrë me grimin tonë. Natyrisht, instinkti për t’u ngritur nga shtrati dhe për të dalë direkt nga dera është i fortë, por lind pyetja: Sa pak përpjekje dhe kohë mund të investoni në rutinën tuaj të mëngjesit dhe përsëri të arrini një rezultat të kuruar dhe të përshtatshëm për një ditë në zyrë?
Ja aspektet kryesore ku duhet të fokusoheni:
Zgjoni lëkurën tuaj në 30 sekonda
Pjesa më e rëndësishme e një rutine të shpejtë grimi dhe për të mos u dukur sikur sapo jeni zgjuar është zbutja e fryrjeve në fytyrë. Hidratimi është thelbësor për të krijuar një bazë të lëmuar dhe të ndritshme për grimin tuaj.
Brenda pesë minutave të çmuara që keni, kaloni 30 sekonda duke masazhuar fytyrën tuaj për të ndihmuar sistemin limfatik dhe për të reduktuar fryrjen.
Filloni duke larë fytyrën me ujë të vakët, dhe më pas, me një serum ose krem hidratues, përdorni gishtin ose një gua sha për të masazhuar fytyrën, duke ndihmuar që lëkura juaj të zgjohet. Pas një masazhi të shpejtë, lëreni kremin hidratues të përthithet ndërsa kryeni pjesët e tjera të rutinës tuaj të mëngjesit, si larja e dhëmbëve.
Aplikoni lehtë për një pamje natyrale
Është tundues të aplikojmë shtresa të shumta korrektori poshtë syve për të fshehur lodhjen e mëngjesit, por ekspertët e make up-it sugjerojnë se më pak është më shumë kur synoni një pamje të pastër.
Zgjidhni një nuancë të lehtë dhe me shkëlqim ose një krem BB për të njëtrajtësuar tonin e lëkurës pa mbuluar natyralitetin e saj. Aplikojeni me një sfungjer të lagur për një pamje të lehtë dhe të pa mundimshme.
Për ato defekte të vogla dhe njollat e errëta përdorni gishtërinjtë për të aplikuar sasi të vogla të korrektorit me mbulim të plotë.
Produkte multifunksionale
Ne e dimë të gjithë se çelësi i kursimit të kohës është përdorimi i produkteve multifunksionale, kështu që të keni një produkt që kryen dy funksione në një është shpëtimtar në mëngjes.
Nga bronzerët që mund të përdoren edhe si eye-shadow, deri te buzëkuqët që përdoren si blush: produktet e gjithanshme janë aleati juaj më i mirë. Produktet e reja si buzëkuqet transparente janë të përkryera për zbutjen e buzëve, shtimin e shkëlqimit në faqe por edhe ngrirjen e vetullave në të njëjtën kohë.
Balsamet multifunksionale janë gjithashtu të përkryera kur nuk keni kohë – aplikojini tek sytë por edhe tek buzët tuaja për një përfundim kremoz dhe me shkëlqim,” thotë Halliday.
Gjithashtu, përdorimi i produkteve në formë kremoze ju lejon të anashkaloni highlighter-in, pasi formulat e tyre natyrshëm reflektojnë dritën.
Vetullat dhe sytë
Për vetuallat nëse duhet, prefereohet të përdoret një xhel i nuancuar në vend që t’i mbushni me laps, gjë që kërkon më shumë kohë dhe precizion. Rezultati është një pamje e plotë, e definuar dhe e pastër.
Për qerpikët, pak maskara të llojit volumizuese që shton dramën dhe gjatësinë e dëshiruar do të ishte perfekte.
Nëse jeni me nxitim dhe nuk mund të bëni dot rutinën tuaj 5-minutëshe, thjesht merrini këto dy produkte së bashku me korrektorin dhe futini në çantë për t’u rregulluar në makinë.
Buzët
Është e rëndësishme të mos anashkaloni hidratimin për buzët.
Kur doni një look të thjesht përdorni një balsam buzësh të tejdukshëm dhe shumë hidratues. Për një prekje ngjyre, bëni një aplikim të lehtë të një balsami buzësh të nuancuar i cili i mban buzët të hidratuara dhe të mbrojtura nga tharja dhe plasaritjet (sidomos në dimër!).
Nëse doni pak më shumë ngjyrë, përdorni një buzëkuq hidratues. Preferohen ngjyrat e buta, diçka që thekson ngjyrën natyrale të buzëve tuaja pa u dukur tepër e theksuar ose e tepruar.