Prej disa javësh mediat ‘online’ kanë shkruar se Ledri Vula dhe Capital T do të sillnin një projekt të përbashkët muzikor.
Dyshja e ka konfirmuar këtë lajm me postimin e fundit në ‘Instagram’ ku shfaqen duke kërcyer gjatë xhirimeve të këngës.
“Dmp x @ledrivula të premten ora 17:00”, ka shkruar Capital T krah postimit ku ka treguar se ky projekt do të jetë pjesë e albumit të fundit muzikor ‘Skulpture’.
Me siguri dy djemtë kanë përgatitur një projekt plot rritëm, i cili do i shoqërojë fansat e tyre përgjatë muajve të nxehtë të verës.
https://www.instagram.com/p/CBiXbOpHyuT/?igshid=1gj07jq3zoacj