Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Angelina Jolie thyen heshtjen pas më shumë se 10 vitesh për mastektominë 17/12/2025
Callum Turner i vendos kushte Hollywood-it dhe arsyeja është Dua! 17/12/2025
Unaza që “nuk e pa dritën e diellit”: Georgina flet pa filtra për propozimin: Ishte më e pakta që… 17/12/2025
Surprizë! Rozën dhe Ritën tani do t’i shohim në një projekt bashkë 17/12/2025
“Do t’i thyej derën”, Fifi foli (sërish) për Flori Mumajesin! 17/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Gazetarët dhurojnë me gjithë zemër, libra nga biblioteka personale, për nxënësit e zonave malore të Shqipërisë

14/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Gazetarët dhurojnë me gjithë zemër, libra nga biblioteka personale, për nxënësit e zonave malore të Shqipërisë

Prej ditësh nëpër rrjetet sociale, në “Facebook” e “Instagram”, po qarkullojnë emra shkrimtarësh të njohur e tituj librash të vjetër që tashmë po zhvendosen nga bibliotekat personale, për t’u dhuruar për bibliotekat e shkollave të veriut të Shqipërisë. Personazhe të njohur të medias, dhe jo vetëm, si Sonila Meço, Ilva Tare, Beti Njuma, Zefina Hasani, Agim Baçi, Blendi Salaj, etj, po bëhen çdo ditë e më shumë pjesë e një fushate të nisur nga Vodafone Albania: dhuro një libër #megjithezemer. Në tekstet me të cilat ata kanë shoqëruar dhurimin e librave apo dhe përfshirjen e miqve të tjerë në këtë nismë, përmes nominimeve, duket qartë se ju dhemb paksa shkëputja prej një libri, me të cilin i lidh një histori e tërë. Por megjithatë ata nuk kanë nguruar aspak ta bëjnë këtë akt, që mbi të gjitha, përveç përcjelljes së dëshirës e kulturës së leximit, deri dhe në zonat më të thella e të pamundura të vendit, synon të shpërndajë edhe emocionet e kujtimet, që mbart një libër i dhuruarprej bibliotekës personale.





sonila-librat

Përshembull Sonila Meço ka dhuruar dy libra që kishin ende shenjuesit e saj në brendësi. “Siç i kam lënë herën e fundit. Nuk e mbaj mend kur ka qenë. Nëse nuk do të qe për nismën #megjithezemer, me siguri shenjuesit do të mbeteshin po aty, në të njëjtat faqe edhe për mbesat e mia. Sepse unë nuk kam kohë, ma vjedh përditshmëria e kronikës, lajmeve një mbi një që më përndjekin prej teknologjisë. Sot kur hyra në dhomën ku ndodhet biblioteka, kur u ndala për të kërkuar dhuratën, zhurmnaja e lajmit, titujve bombastike, apeleve online ndali vrik… U përhumba tek librat e mi të fëmijërisë, adoleshencës. Me nistoret e mia në faqen e parë, me një datë e përkushtim nga mami, babi, motra, shoqet e klasës…”.


ilva-libriii

Ilva Tare shkruan në instagramin e saj: “Nuk qenka aq e thjeshtë të dhurosh libra, sidomos kur të kanë pëlqyer. Fale #vodafonealbania dhe nismës #dhuronjeliber #megjithezemer uroj që dikush tjetër të frymëzohet prej tyre”.

zefina-librat

Zefina Hasani e ka shoqëruar dhurimin e librave të saj duke shpjeguar se të blesh një libër enkas për dhuratë është krejt tjetër gjë nga dhurimi i një libri që e nxjerr prej bibliotekës tënde. “Të duket sikur shkëput diçka të rëndësishme prej vetes. Por ja që ka dhe raste kur ky akt duhet bërë pa asnjë hezitim. Nuk ka se si të dridhet dora për të tërhequr nga raftet e bibliotekes një, dy ose tre libra për t’ua dhuruar nxënësve në zonat malore të Shqipërisë.”

gimi-librat

Agim Baçi shkruan se: “Të dhurosh një libër nga biblioteka jote është një akt që të jep ndjesinë se po udhëton bashkë me një pjesë tënden për diku tjetër. E të besosh se ke një mik virtual që lexon të njëjtën gjë që ke lexuar dhe ti të bën të besosh për praninë e një miku diku, gjithnjë i gatshëm për t’u kuptuar me ty. Ndaj të marrësh nga biblioteka jote mund të ndodhë vetëm nëse e bën me gjithë zemër. Unë mora tri libra që kanë të bëjnë me fëmijërinë time dhe fëmijët e mi për t’ua dhuruar nxënësve në zonat malore të Shqipërisë.”

blendi-librat beti-librat

Një ndër miqtë që ai nominoi ishte Beti Njuma e cila iu përgjigj menjëherë nismës duke dhuruar tre prej librave të bibliotekës së saj. Edhe Blendi Salaj, i nominuar prej Baçit, nuk ka nguruar të nxjerrë 3 prej librave të tij personalë prej rafteve të bibliotekës. “E për ta vazhduar këtë punë të mirë zgjedh tre miq dhe i sfidoj të dhurojnë tre libra nga biblioteka e tyre. Ata janë Arbër Kadia, Gjergj Bojaxhi, Enkel Demi”, – shkruan Salaj.

Sepse nisma vazhdon, që të përfshijë në vorbullën e saj të tjerë e të personazhe, që janë gati të kontribuojnë për nxënësit e zonave të veriut. Sepse asnjë raft nuk duhet të mbetet bosh, sidomos ato të bibliotekave të shkollave.

Tags: gazetaretlibraMe gjithe zemerVodafone Albania
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Angelina Jolie thyen heshtjen pas më shumë se 10 vitesh për mastektominë
Breaking News

Angelina Jolie thyen heshtjen pas më shumë se 10 vitesh për mastektominë

17/12/2025
Callum Turner i vendos kushte Hollywood-it dhe arsyeja është Dua!
Breaking News

Callum Turner i vendos kushte Hollywood-it dhe arsyeja është Dua!

17/12/2025
Unaza që “nuk e pa dritën e diellit”: Georgina flet pa filtra për propozimin: Ishte më e pakta që…
Breaking News

Unaza që “nuk e pa dritën e diellit”: Georgina flet pa filtra për propozimin: Ishte më e pakta që…

17/12/2025
Surprizë! Rozën dhe Ritën tani do t’i shohim në një projekt bashkë
Breaking News

Surprizë! Rozën dhe Ritën tani do t’i shohim në një projekt bashkë

17/12/2025
“Do t’i thyej derën”, Fifi foli (sërish) për Flori Mumajesin!
Breaking News

“Do t’i thyej derën”, Fifi foli (sërish) për Flori Mumajesin!

17/12/2025
Bleona Qereti nuk mund të dukej më bukur se kaq në “Vogue”!
Breaking News

Bleona Qereti nuk mund të dukej më bukur se kaq në “Vogue”!

16/12/2025
Next Post
Ermal Mamaqi ndryshon look…

Ermal Mamaqi ndryshon look...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera