Gazetarja amerikane, Ellen DeGeneres e cila moderon një prej emisioneve më të ndjekur në Amerikë, duket se ka një shqetësim me presidentin e saj, Donald Trump.
Ky i fundit ka lejuar gjuetinë e elefantëve, fakt që ka shqetësuar shumë personazhe të cilët i janë bashkuar kauzës për ta ndaluar një akt të tillë.
“Presidenti ka lejuar gjuetinë ndaj elefantëve në Amerikë. Po e them me zë të lartë aq sa mundem, kjo është e tmerrshme duhet të ngrem zërin dhe ta ndalojm ketë. Tregohuni të mirë me elefantët”- ka shkruar Ellen në “Instagram”.
Kjo nuk është hera e parë kur personazhe të njohur i kundërvihen presidentit amerikan Trump në nismat e tij.\revistawho.com