Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?! 16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen! 16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën 16/01/2026
Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…” 16/01/2026
“Miqtë më kthyen shpinën”, rikthehet Armaldo Kllogjeri: Treguan fytyrën e vërtetë… 16/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Gazetarja i dedikon një letër me fjalë dashurie Drita Pelinkut: Më mungon kurajo me të cilën ti përballove humbjet e rënda

03/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Gazetarja i dedikon një letër me fjalë dashurie Drita Pelinkut: Më mungon kurajo me të cilën ti përballove humbjet e rënda

Autorja dhe moderatorja e “Arratia e Peshkut të Kuq”, Rezarta Reçi, i ka kushtuar një letër me fjalë zemre mikeshës së saj, artistes së madhe Drita Pelinku.
“Fjalë dashurie për miken time të mrekullueshme Drita Pelinku. E dashur zysh Drita! Këto fjalë dashurie për fatin tim të mire t’i kam thënë deri afër ikjes tënde përfundimtare. Më shumë i flas vetes se TY, tani që ti na dhe lamtumirën e përgjithëmonshme. Gjithmonë kam besuar se ti do të ishe edhe ZONJË E VDEKJES, ashtu siç dite të ishe gjatë gjithë këtyre viteve ZONJË E JETËS DHE E SKENËS. Tani që vetë vdekja i bën më të prekshme ndjesitë unë qartësoj tek vetja çastet e miqësisë së përbashkët. U lidhëm përgjatë një ARRATIE, dedikuar TY natyrisht, për të udhëtuar bashkë nëpër vite me një lidhje shpirtërore, fizike, artistike, eterike që fjala miqësi i shkon përshtat. Do më mungojnë bisedat e tua të gjata, të këndshme, kokë më kokë me një gotë pije në dorë, të cilat zgjasnin me orë dhe nuk kishin brenda asnjë element të rëndomtë…do më mungojnë momentet e shfaqjeve krah teje në poltronin ngjitur nga unë ndiqja vjedhurazi, me admirim mënyrën se si qëndroje, se si e ndiqje pjesën dhe analizat e sakta pas shfaqjes…do më mungojnë momentet e këndshme të drekave gazmore me TY dhe Merin ku silleshim shpengueshëm në vende idilike me gotën e verës së kuqe përpara…do më mungojë ankthi kur ti u ngjite në skenë për herë të fundit dhe unë i dija dhimbjet e tua fizike dhe të shpirtit…do më mungojë kurajo me të cilen TI zysh Drita përballove humbjet e rënda që të ranë… vazhdoj të të adhuroj pafundësisht për kurajon me të cilën TI përqafove jetën deri në çastin e mbramë. Unë ta kisha kuptuar kodin e asaj çfare ti kishe vendosur të bëje me jetën , e doja këtë pjesë tënden, e vlerësoja, e respektoja, e mbështesja, prandaj albumi ynë i fotove ka vazhduar të pasurohet deri në fund, sepse kur njeriu zgjedh të jetojë, jeton! Çdo fund jave do më mungojë telefonata jote besnike. Sapo jepej ARRATIA në transmetim, TI ishe e para zysh Drita që më telefonoje jo thjeshtë për të më uruar ,por i bëje një analizë të hollësishme emisionit duke e parë si një shfaqje. Gushti ishte muaji i një komunikimi intensiv telefonik ku TI më përcillje emocionet e tua duke parë ritransmetimet e ARRATISË, kurse unë mundohesha që atë dhomën tënde ku ishe semurë, ta mbushja me imazhet blu të jugut tënd të dashur sepse isha me pushime. Biseda pafund, minuta pafund, shkëmbim dashurie dhe përkujdesje…nuk të kam dëgjuar kurrë duke rënkuar, të adhuroj për forcën, uroj të mos kesh vuajtur shumë mikja ime. Ti mbetesh për mua një DRITË që do të më shoqërojë me dashurinë dhe kujdesin tënd të pafundëm! Me dashuri Rezi, 3 Tetor 2013”.





14555752_10207410879493491_2125497677_n


Tags: drita pelinkuleterrezarta reci
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?!
Breaking News

Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?!

16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen!
Breaking News

“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen!

16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën
Breaking News

“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën

16/01/2026
Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…”
Breaking News

Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…”

16/01/2026
“Miqtë më kthyen shpinën”, rikthehet Armaldo Kllogjeri: Treguan fytyrën e vërtetë…
Breaking News

“Miqtë më kthyen shpinën”, rikthehet Armaldo Kllogjeri: Treguan fytyrën e vërtetë…

16/01/2026
A u puth me Stelinën para hyrjes në BBV? Kristi thyen heshtjen
Breaking News

A u puth me Stelinën para hyrjes në BBV? Kristi thyen heshtjen

15/01/2026
Next Post
Konkurrenti hedh mikrofonin në tokë te “Kënga Magjike” pas vendimit të jurisë

Konkurrenti hedh mikrofonin në tokë te “Kënga Magjike” pas vendimit të jurisë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera