Kejsi Tola i ka habitur të gjithë me postimet e fundit në Instastory. Kejsi e cila i ka qëndruar gjithnjë besnike ngjyrës së saj lajthi, ka bërë një ndryshim duke u shfaqur me flokë ngjyrë platin. Sot në 1 prill personazhet publikë kanë rezervuar shumë surpriza për ne, prandaj dhe nuk jemi të sigurtë nëse Keisi ka vënë ndonjë paruke, apo ka bërë me të vërtet një ndryshim të tillë pasi pak muaj më parë ishte në Londër duke punuar për projekte të reja muzikore. Mesa duket diçka e madhe po vjen nga Kejsi, e cila i ka munguar skenës prej 4 vitesh. Sido që të jetë duhet thënë se ky ndryshim Kejsit i shkon shumë!









