Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Romeo na prezantoi me rolin e tij të ri dhe po, është kaq i ëmbël! 02/02/2026
Justin Bieber paska bërë tatuazh fytyrën e Hailey-t dhe ne tani e morëm vesh! 02/02/2026
Bad Bunny hyn historinë e Grammy-t, i pari këngëtar latin që fiton çmimin… 02/02/2026
Kur rolet mbarojnë: Mehdi Malkaj flet për betejën e djalit me drogën 02/02/2026
Nga Bad Bunny te brezi i ri i fituesve, yjet që shkëlqyen në “Grammy Awards 2026”! 02/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Gent Bushpepa prezanton për herë të parë gjysmën e tij më të mirë

15/02/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Gent Bushpepa prezanton për herë të parë gjysmën e tij më të mirë

Nuk është nga ato dashuritë me shikim të parë, as “ҫmenduritë” femërore për këngëtarin e njohur të rock-ut, por Andia Ҫakshiri është gjysma më e mirë që Gent Bushpepa ka zgjedhur prej 6-vjetësh tashmë. Një dashuri që lindi në lokalin ku Genti këndonte, një dashuri e largët në pamje të parë, por e bukur, sepse ajo ҫka e afronte ҫdo ditë e më shumë ishte kureshtja për të mësuar ҫfarë fshihet pas zërit unik të një këngëtari rock-u dhe pas muzikës së mirë që bën ai. I ftuar për herë të parë në një studio televizive së bashku me partneren e tij, Genti sot në “Pasdite” e ka të vështirë ta ruajë modestinë kur flet për Andian, gjysmën e tij më të mirë, që disa vite më parë i tërhoqi vëmendjen pikërisht sepse nuk donte të tërhiqte vëmendje: “Andia më ra në sy pikërisht sepse nuk donte të binte në sy. E vija re që e shijonte muzikën, po pa pasur fare asnjë lloj kontakti fizik… Fillimisht ishte e vështirë. U përpoqa të gjeja mënyrën më të përshtatshme të mundshme për t’iu afruar, sepse ishte hera e parë që më ndodhte dhe nuk doja të bëhesha vulgar…” – tregon Genti për takimet e para me Andian, pas momentit kur ajo kishte filluar t’i pëlqente. Ndërsa Andia, nga ana tjetër, e përshkruan takimin e parë me Gentin si një gjë shumë të bukur, por krejtësisht larg saj. Njohja me Gentin dhe më pas daljet me të erdhën si diҫka krejt e natyrshme, pa asnjë sforcim: “Me Gentin jam njohur në lokalin ku luante Genti. Unë isha me një mikeshën time, e cila kishte këmbëngulur që të shkoja. Më pëlqeu shumë ambienti, atmosfera e ngrohtë. Gjithҫka ishte mjaft e rehatshme. Unë nuk isha shumë fanse e jetës së natës, por e përsëritëm këtë gjë edhe herë të tjera…” – tregon Andia duke shtuar se në fillim, gjithҫka i dukej shumë e bukur, por shumë larg saj: “Më dukej shumë e bukur për të qenë pjesë e imja. E konsideroja si diҫka shumë larg meje.” Edhe pse nuk është profesioniste dhe nuk ka lidhje me muzikën, Andia për Gentin është një këshilluese shumë e mirë, sepse ajo është publiku i thjeshtë që edhe opinionet i ka të thjeshta, publiku që nuk e njeh thellë muzikën, por e shijon atë dhe zgjedh më të mirën për të qetësuar shpirtin: “Unë nuk jam e profilizuar për muzikë, por më pëlqen të dëgjoj muzikë të mirë. Kryesisht më terheqin tekstet, por edhe kur melodia është e bukur, më pëlqen ta shijoj. ” – tregon Andia më tej. 





Megjithatë, në albumin e ri të Gentit, ka edhe një këngë të shkruar për të (ka disa, ndërhyn Genti), të cilat do të publikohen shumë shpejt. Dhe jo pa qëllim. Siҫ tregon Genti, ajo ia ka siguruar atij lirinë profesionale për të cilën një artist ka gjithmonë nevojë, ndaj për këtë ai është shumë i lumtur.

Tani që ҫifti ka një marrëdhënie të konsoliduar, prej kohësh kanë nisur bashkëjetesën, por kanë filluar edhe diksutimet për martesë. Një ceremoni intime, vetëm për vete, për familjarët dhe miqtë e ngushtë. Mund të jetë këtë vit, mund të jetë ndoshta edhe vitin tjetër. Ata nuk kanë akoma plane. Sepse planet mund të prishen nga ardhja në jetë e një fëmije… edhe nëse kjo ndodh, gjithҫka është e mirëpritur.


Marrë nga Class

 

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Do të marr hak”, Donaldi nuk humb kohë fare, do t’i kthejë reston Romeos!
Breaking News

Romeo na prezantoi me rolin e tij të ri dhe po, është kaq i ëmbël!

02/02/2026
Justin Bieber paska bërë tatuazh fytyrën e Hailey-t dhe ne tani e morëm vesh!
Breaking News

Justin Bieber paska bërë tatuazh fytyrën e Hailey-t dhe ne tani e morëm vesh!

02/02/2026
Bad Bunny hyn historinë e Grammy-t, i pari këngëtar latin që fiton çmimin…
Breaking News

Bad Bunny hyn historinë e Grammy-t, i pari këngëtar latin që fiton çmimin…

02/02/2026
Kur rolet mbarojnë: Mehdi Malkaj flet për betejën e djalit me drogën
Breaking News

Kur rolet mbarojnë: Mehdi Malkaj flet për betejën e djalit me drogën

02/02/2026
Nga Bad Bunny te brezi i ri i fituesve, yjet që shkëlqyen në “Grammy Awards 2026”!
Breaking News

Nga Bad Bunny te brezi i ri i fituesve, yjet që shkëlqyen në “Grammy Awards 2026”!

02/02/2026
Luftoi gjatë me kancerin e gjirit, ndahet nga jeta gazetarja Rezarta Reçi!
Breaking News

Luftoi gjatë me kancerin e gjirit, ndahet nga jeta gazetarja Rezarta Reçi!

01/02/2026
Next Post
FOTO/ U përfol për ndarje, Seven Saraqi hedh poshtë zërat me këtë postim

FOTO/ U përfol për ndarje, Seven Saraqi hedh poshtë zërat me këtë postim








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera