Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Gent Hazizi rrëfen ngjarjen tragjike: Vëllai u vetëvra para syve të mi…

16/12/2024
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Gent Hazizi rrëfen ngjarjen tragjike: Vëllai u vetëvra para syve të mi…

Aktori i njohur Gent Hazizi ka folur për herë të parë publikisht mbi një ngjarje tronditëse që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e tij – vetëvrasjen e të vëllait. Gjatë një interviste në emisionin “Një gotë Rose”, ai ndau me publikun detaje të dhimbshme nga kjo tragjedi familjare.





Hazizi kujtoi se ishte vetëm 5 vjeç kur ndodhi ngjarja e rëndë, dhe prindërit e tij, në përpjekje për ta ndihmuar ta kapërcente traumën, e dërguan në shkollë më shpejt se zakonisht. Megjithatë, aktori theksoi se ngjarja i ka mbetur e freskët në kujtesë, pasi e përjetoi nga afër.

“Kam gjithmonë në mendje një fotografi me vëllain tim të shtrirë… Një litar gjaku dhe unë mendoja se nëse do t’ia hiqja, do ta shpëtoja. Ai vrau veten, një tragjedi e rëndë për familjen tonë. Asokohe punonte në Drejtorinë e Dytë, kishte armë. Nuk dua të hyj në detaje për rrethanat, por ajo çfarë ka rëndësi është që unë e pashë gjithçka dhe kjo më ka ndjekur gjatë gjithë jetës sime,” rrëfeu Hazizi.


Ai shtoi se për vite me radhë ndjeu sikur një pjesë e tij kishte vdekur bashkë me të vëllain. Gjithçka ndryshoi pas një përvoje transformuese gjatë studimeve në Itali, ku një mësuese i hapi sytë për të përballuar dhimbjen e kaluar.

“Po përgatitesha për rolin e Mark Antonit, dhe po përdorja kujtimin e vëllait tim për të shprehur dhimbjen për vdekjen e Cezarit. Ajo më tha: ‘E ke gabim. Ti nuk e ke falur ende vëllain tënd’. Ajo më udhëhoqi drejt një ushtrimi të thellë emocional. Më tha: ‘Mbylli sytë, shikoje vëllain tënd, fale dhe lëre të shkojë.’ Ishte një përvojë tronditëse, por pas kësaj ndjeva një çlirim të madh,” kujtoi aktori.

Hazizi e mbylli rrëfimin duke treguar se falja i dha forcën për të çliruar dhimbjen e grumbulluar dhe për të jetuar më lirshëm. Ai ndau këtë histori për të treguar se falja, edhe në rrethana të vështira, mund të jetë çelësi për shërimin emocional.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…
Breaking News

“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…

02/03/2026
Next Post
“Të gjithë të duan kur…”/Egla Ceno reagon pas rastit të Parashqevi Simakut

"Të gjithë të duan kur..."/Egla Ceno reagon pas rastit të Parashqevi Simakut








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera