Gent Zenelaj fjalët më të ndjera të zemrës së tij ia dedikon vetëm një femre dhe ajo është voglëushja e aktorit që sot feston 5-vjetorin e saj. Aktori ka ndarë një video plot të qeshura, argëtim dhe dashuri me të bijën, krah së cilës ka shkruar: “Në këto 1825 ditë që je në jetën time kam shijuar çdo njërën nga 43.800 orët që fati mi dha..kur stë kisha pranë më është dukur orë çdo njëri nga 2,628,000 minutat..Je në zemrën time në çdo njërin prej 157,680,000 sokondave dhe në vazhdim…….Gëzuar 5 vjetorin zemra ime ???????”.
Duket qartë se vajza i dhuron Gentit momentet më të ëmbla të ditëve të tij përtej punës dhe angazhimeve të tjera. Ai ka treguar gjithashtu se aventurat më të veçanta në shtëpi e në natyrë i ka me vajzën, e cila i dhuron përherë aq shumë buzëqeshje, nga ato më të vyerat./revistawho.com








