Tepër i angazhuar në jetën profesionale, por edhe një prind shumë i përkushtuar. Si ia del Gent Zenelaj për të gjitha? “Ka kohë për të gjitha, edhe të merresh me televizion, edhe me teatër, edhe të jesh baba i mirë”-është shprehur Genti për mikrofonin e ‘Thumb’. Por dukets e në jetën profesionale jo çdo gjë shkon si duhet. Edhe pse janë shumë në harmoni me njëri-tjetrin dhe kolegë mjaft mirë, Genti shprehet se ka diçka që nuk i pëlqen tek Saimiri. “Saimir është tip që bërtet shumë dhe flet para se të dëgjojë”-u shpreh ai. Por duket qartë se ata të dy kanë një marrëdhënie shumë të mirë, gjë që pasqyrohet çdo ditë ne ekran.