Para disa ditësh aktori George Clooney, teksa po merrej me xhirimet e një filmi, pësoi aksident me motorr. Për fat të mirë aksidenti nuk përfundoi me pasoja fatale dhe aktori pati vetëm disa dëmtime të vogla në trup.
Së fundmi ai është fotografuar teksa largohet nga Roma me avionin e tij privat dhe në gjendje jo fort të mirë shëndetësore .
Aktori hollivudian shfaqet pranë bashkëshortes së tij, të cilës siç duket dhe nga fotot i kërkon ndihmë për të ngjitur shkallët.
Pavarësisht se është veshur me të gjata, në krahun e tij dallohet një shenjë e aksidentit./revistawho.com