Georgina Rodriguez ka qarë teksa ka folur për vdekjen e fëmijës që ajo dhe Cristiano Ronaldo kishin së bashku. Modelja foli për “momentin më të madh dhe më të keq të jetës” që ndodhi vitin e kaluar kur lindi binjakë, me vetëm një të mbijetuar, në Sezonin 2 për serialin e saj dokumentar “I Am Georgina”, i cili u publikua të mërkurën.
“Prioriteti im tani janë familja dhe fëmijët e mi”, tha Rodríguez.
Edhe pse jeta është “e vështirë”, 29-vjeçarja është e vetëdijshme se duhet të ecë përpara. “Jeta vazhdon”, tha ajo e prekur. “Kam arsye për të ecur përpara dhe për të qenë e fortë”.
Në prill 2022, Rodriguez dhe Ronaldo njoftuan lindjen e një vajze të quajtur Bella, por ata po linin pas vëllanë e saj binjak.
“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që çdo prind mund të ndiejë”, njoftoi çifti në Instagram në atë kohë.” Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi.”
Çifti gjithashtu deklaroi se të dy ishin të shkatërruar ndërsa vazhduan me një shënim për djalin e tyre të ndjerë. “Djali ynë, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam gjithmonë.”