Cristiano Ronaldo ka nënshkruar me Al-Nassr, për të paktën dy sezone duke luajtur kështu në Arabinë Saudite. Ronaldo do të jetojë në Arabi së bashku me Georgina Rodriguez dhe fëmijët e tyre. Por ligjet në Arabinë Saudite do ta detyrojnë Georginën të bëjë disa ndryshime, pasi atje ka ligje të rrepta. Ajo do të duhet të vishet modeste, pa dekolte, pa rroba të ngushta, pa veshje të shkurtra dhe me pak fjalë, pa treguar lëkurë të tepërt.








