• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Georgina Rodriguez: Jetoja në një magazinë para se të takoja Ronaldon

Jeta e Georgina Rodriguez nuk ka qenë gjithmonë fushë me lule. Ajo ka zbuluar me serialin e saj dokumentar të Netflix se dikur jetonte në një magazinë të konvertuar në dhomë që kushtonte 250 £ deri në ditën që i ndryshoi jetën kur takoi Cristiano Ronaldon.

“Ardhja ime në Madrid ishte e tmerrshme. Po shikoja shumë apartamente të lira, të cilat kushtonin rreth 250 £ në muaj dhe përfunduan në një banesë që kishte qenë një magazinë. Ishte shumë ftohtë në dimër dhe nxehtë në verë”, tregoi modelja.

Georgina e njohu rastësisht me futbollistin e Manchester United kur punonte si shitëse në një dyqan Gucci. Më pas u takuan sërish në një event të Dolce & Gabbana-s, ku lindi dashuria./revistawho.com