Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Gerta e “BB” la të hapur mundësinë për rikthim te Denisi, tani pranon lidhjen me të dashurin e ri në Norvegji

03/06/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Gerta e “BB” la të hapur mundësinë për rikthim te Denisi, tani pranon lidhjen me të dashurin e ri në Norvegji

Gerta u njoh me Denisin nga Elbasani në audicionet e “Big Brother 9”. Qëndrimi mashkullor dhe pamja e jashtme e shtynë agjenten e marketingut të afrohej më shumë me studentin e “Marrëdhënieve me Publikun”.





Ata ishin çifti i parë që lanë lojën, dhe pas përfundimit vendosën të ndaheshin “live” në spektakël, duke rënë dakord të dy se kjo lidhje kaq e pati. Pas eliminimit nga loja, në një intervistë për gazetën “Panorama” pyetjes se sa e mundur është që një ditë të riktheheshin çift edhe në jetë, Gerta iu përgjigj:

“Kemi qenë çift, jeta është e gjatë, nuk i dihet kurrë!”. Me këtë përgjigje ajo e la të hapur mundësinë për t’u rikthyer me djalin brun që u bë çift për lojë, por jeta e saj duket se tashmë ka marrë tjetër rrjedhë. Pak ditë më parë ish-banorja e “Big Brother” është një nga vajzat më aktive në rrjetet sociale, e cila pas ndarjes së bujshme me Denisin, duket se ka gjetur sërish dashurinë.


Prej disa ditësh ish-banorja ka udhëtuar drejt Norvegjisë, ku po kalon ditë të bukura me një mashkull në Norvegji, identitetin e të cilit ka vendosur ta mbajë sekret. Ajo ka postuar disa foto me të, që dëshmojnë se është duke jetuar një lidhje vërtet të bukur, por pa dhënë shumë detaje.

E pyetur nga “Panorama” se ku janë njohur dhe sa serioze e sheh këtë lidhje, Gerta u shpreh se do të flasë në një moment tjetër.

“Është e vërtetë që jam në një lidhje të re, por nuk jam ende gati për të folur”, tha ajo. Me sa duket, ajo ka vendosur të flasë kur të bindet rreth kësaj historie të re dashurie, të nisur pas famës që mori në “Big Brother”.

Sa për lojën çift me Denisin, ajo e komentoi: “Të jesh në ato kushte, ku je gjithë kohës nën vëzhgim, është siklet edhe nëse je vetëm. Por me partnerin tim ndihesha më komode, sepse e dija që kisha dikë përkrah dhe që më jepte më shumë shtysë për të vazhduar”. Sa për riskun më të madh të të qenit çift në atë shtëpi, ajo u përgjigj:

“Duhet të tregohesh shumë e matur në lëvizjet që bën, pasi aty të gjithë janë konkurrentë dhe një lëvizje e vogël, një veprim i vogël, ata e përdorin për të bërë lojën e tyre, përçajnë çiftin me komente të tipit: ‘Ajo ka qejf atë’, ‘Ky ka qejf këtë’. E sado të kesh besim te partneri apo partnerja, prapë do të ketë debat mes çiftit”. Në lidhje me jetën e saj jashtë shtëpisë, ajo shprehet:

“Jeta ime vazhdon normalisht pranë familjes dhe shoqërisë sime. Me Denisin kishim ide të ndryshme për jetën, komunikojmë ndonjëherë për diçka që ka lidhje me ‘Big’-un, por vetëm kaq e asgjë më tepër”. Le të shohim nëse me të dashurin e ri, një djalë simpatik e me fizik elegant, Gerta do të hedhë ndonjë hap më serioz në marrëdhënien e tyre.

Tags: gerta bb
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 
Breaking News

“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 

27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu?
Breaking News

Për kë po xhelozon Devis Xherahu?

27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin
Breaking News

Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin

27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!
Breaking News

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!

27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Next Post
Damiano ka materiale që do i shfaqë natën finale të “Big Brother”: Mllefin e kam me autoren, Alessian

Damiano ka materiale që do i shfaqë natën finale të "Big Brother": Mllefin e kam me autoren, Alessian








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera