Ndonëse ka pak ditë që ajo është shndërruar në një personazh të njohur, Gerta që u bë e famshme pas pjesëmarrjes në “Big Brother 9” ka nisur të sillet si një VIP i vërtetë. Ajo përsërit shpesh në rrjetet sociale me statuse apo video se ka shumë fansa e tani ka gjetur një mënyrë për të komunikuar drejtëpërdrejt me ta. Gerta numëron mijëra ndjekës, të cilëve i ka kërkuar të komentojë në një status ku ajo i thotë se dëshiron t’ua shpërblejë në një farë forme dashurinë që i japin. “Gjithë kjo dashuri që po më jepni ju po më bën të dua t’ua shpërblej edhe unë me diçka, sado e vogël qoftë ajo. Komentoni poshtë fotos dhe të përzgjedhurit do të kenë mundësi të flasin me mua në “video- camera”, shkruan Gerta./ revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BSv40BvlDo4/?taken-by=gertashino