Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit  19/01/2026
15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës! 19/01/2026
“Ka temperament të vështirë”, flet gruaja e Erik Lloshit: Nuk doja të hynte në “Big Brother”, s’jemi ndarë! 19/01/2026
“Ja pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5”, flet bashkëshortja e banorit 18/01/2026
“Zarf i zi në shtëpinë BBV?”, Kiara Tito nuk mban dot lotët: Do ta mbaj mend gjatë… 18/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Gerta e “Big Brother”: E lashë Shqipërinë për të dashurin, ju rrëfej historinë dyvjeçare me djalin nga Kosova

09/11/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Gerta e “Big Brother”: E lashë Shqipërinë për të dashurin, ju rrëfej historinë dyvjeçare me djalin nga Kosova

Ra në sy për pamjen dhe natyrën e saj të qeshur në lojën e “Big Brother 9”, ndërkohë që pranoi të luante çift me Denisin nga Elbasani, djalin që e njohu në audicione. Por, pas disa muajsh që loja ka përfunduar, pasi u bë çift për lojë, Gerta me profesionin e agjentes së marketingut ka hyrë në një realitet të ri në jetën e saj. Për gazetën “Panorama” ajo rrëfen për herë të parë jetën e re që ka nisur në Norvegji me të dashurin nga Kosova, djali të cilin e njohu para dy vitesh…





Prej muajsh ke nisur një jetë të re në Norvegji, mund të na zbulosh arsyen që të detyroi ta lësh Shqipërinë?

Arsyeja e zhvendosjes sime këtu në Norvegji, siç e keni parë, ka qenë i dashuri im. Të dy kemi vendosur të jetojmë këtu. Mund të them se jeta ime ka ndryshuar pak, pasi është më e qetë.


Çfarë mund të thuash për të dashurin, kush është dhe si u njohët?

I dashuri im është një djalë nga Kosova. Në fakt ne kemi kohë që njihemi, më shumë se dy vite. Jemi njohur një sezon veror nga një shok i përbashkët, dhe kemi mbajtur kontakte që atëherë.

Pra kur hyre në “Big Brother” kishe lënë dikë jashtë, që ishte pikërisht i dashuri që ke sot?

Jo, kur hyra në “Big Brother” nuk kam pasur asnjë lidhje jashtë.

Dhe si ndodhi që u ritakuat, pasi ti dole nga loja?

Pas daljes nga “Big Brother” vazhduam komunikimin, dhe meqenëse unë kam qenë më e lirë me kohën dhe pa angazhime në ato momente, vendosëm që unë të vija këtu ta vizitoja. Edhe për t’u larguar pak nga zhurma që u krijua nga “Big Brother”.

Po bashkëjetoni në Norvegji?

Po, po bashkëjetojmë.

Çfarë të tërheq tek ai si djalë?

Shumë gjëra. Përkushtimi, humori, sjellja, etj.

Je integruar mirë në jetën aty, çfarë pune bën?

Për momentin duhet të mësoj të zotëroj gjuhën e vendit këtu, pastaj të filloj një punë.

Domethënë e le Shqipërinë për të dashurin?

Po.

Ndërkohë u bëre e njohur në një lojë si “Big Brother”, çfarë mendon se fitove nga ajo eksperiencë?

Fitova followers në Instagram. (qesh) S’mund të them asgjë më shumë, pasi s’mund të mos i përmend njerëzit që ende më shkruajnë, kështu që kam fituar edhe dashuri e respekt nga njerëzit./Panorama

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit 
Breaking News

Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit 

19/01/2026
15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës!
Breaking News

15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës!

19/01/2026
“Ka temperament të vështirë”, flet gruaja e Erik Lloshit: Nuk doja të hynte në “Big Brother”, s’jemi ndarë!
Breaking News

“Ka temperament të vështirë”, flet gruaja e Erik Lloshit: Nuk doja të hynte në “Big Brother”, s’jemi ndarë!

19/01/2026
“Ja pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5”, flet bashkëshortja e banorit
Breaking News

“Ja pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5”, flet bashkëshortja e banorit

18/01/2026
“Zarf i zi në shtëpinë BBV?”, Kiara Tito nuk mban dot lotët: Do ta mbaj mend gjatë…
Breaking News

“Zarf i zi në shtëpinë BBV?”, Kiara Tito nuk mban dot lotët: Do ta mbaj mend gjatë…

18/01/2026
“Ishte toksike, nuk më ngjiti…”/Mamaja e Angelos flet për lidhjen me ish-partneren: E vërteta është që…
Breaking News

“Ishte toksike, nuk më ngjiti…”/Mamaja e Angelos flet për lidhjen me ish-partneren: E vërteta është që…

18/01/2026
Next Post
Damiano godet përsëri: Ik ha bukë bukë e domate, e dështuar

Damiano godet përsëri: Ik ha bukë bukë e domate, e dështuar








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera