Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nora dhe Roberti do të rikthehen bashkë, por jo ashtu siç mendoni! 20/12/2025
Eni Vasili i dorëzon “Çmimin e karrierës” Orkestrës Simfonike të RTSH-së”! 20/12/2025
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…” 19/12/2025
“3 javët më të këqija të jetës sime”, këngëtarja shqiptare hap zemrën: Kam parë tmerr me sy 19/12/2025
Moderatori heq kravatën LIVE dhe konfirmohet si banori i parë i BBV5! 19/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Gerta Heta rrëfen dhimbjen pas humbjes së vajzës: Për një vit nuk i shkova as te varri…

27/02/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Gerta Heta rrëfen dhimbjen pas humbjes së vajzës: Për një vit nuk i shkova as te varri…

Moderatorja e njohur Gerta Heta, prej 7-vjetësh jeton një dashuri të lumtur me bashkëshortin e saj Matko dhe me dy vajzat, Luna, tani pothuaj 6-vjeçare, dhe Matea, një vjeç e gjysmë. Humbjen e binjakes së Mateas, Gerta e ka treguar edhe më herët për publikun duke rrëfyer brengën e saj të madhe si nënë, por edhe forcën që gjeti brenda vetes për të luftuar për Matean, e cila ia doli që sot të jetë një vogëlushe shëndetplotë.





Megjithatë, si për Gertën, edhe për Matkon dhe gjithë familjen e tyre, ato dy muaj nuk ishin aspak të lehtë: “Nuk përshkruhet me fjalë..” – thotë Gerta me dhimbjen prej nëne, e cila ka mbetur aty, pa ndryshuar, edhe pse ajo i ka gjetur forcat për dy vajzat që rriten dita-ditës.


E ftuar pasditen e sotme në programin “Rudina”, së bashku me bashkëshortin e saj Matko, Gerta ka rrëfyer më shumë për marrëdhënien e tyre 7-vjeçare, për dhuratën që Zoti u solli pas një viti, Lunën, për Matean e vogël, por edhe për binjaken, e cila sot është engjëlli mbrojtës i motrës së saj: “Eshtë fundi i botës, është shumë e vështirë dhe kjo as që mund të përshkruhet me fjalë….” – kujton moderatorja për momentin pasi iu komunikua se njëra prej vajzave nuk kishte mundur të mbijetonte.

Megjithatë, duhet të gjente forcën për Matean: “Gjatë kohës që isha shtatzënë me binjaket isha tip që lexoja, kisha lexuar shumë…. Në atë periudhë, unë ndërpreva leximet dhe prisja mrekullinë. Nuk kisha asgjë çfarë të bëja në ato momente dhe gjithçka e lashtë në dorë të Zotit për dy muajt që qëndrova në spital. E vetmja gjë që bëja me shumë dashuri ishte mbajtja e kangurit, ato ushtrimet duke mbajtur bebet që i bënim dy herë në ditë. Jetoja vetëm me momentet e kangurit… duke shpresuar. Dhe, falë Zotit, Matea sot është mirë.”

Jo pak, por një vit plot që dhimbja ishte e madhe dhe nuk mund të kalonte lehtë. Gerta tregon se as te varri i vogëlushes nuk kishte mundur të shkonte për një vit: “Për një vit nuk gjeja forcën t’i shkoja dot te varri, nuk mund të shkoja. Unë nuk isha as kur u varros, sepse isha në spital dhe as për një vit nuk shkova dot. Vetëm qaja çdo ditë. Pas një viti, gjeta forcën të shkoja dhe kam qarë me dënesë. Kisha një vit që qaja çdo ditë… Dhe pas asaj dite, u bëra më mirë, e ndjeva veten më lehtë…”

“Por unë duhet të gjej forcën për dy vajzat e tjera. Jeta vazhdon për të gjithë, dhimbja e nënës mbetet aty” – e mbyll rrëfimin e saj Gerta, e bindur se Matea ka një engjëll mbrojtës në çdo hap të jetës së saj.

Marrë nga Class

Tags: BinjakeGerta HetaRrefimvajzevdekje
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nuk mund të kesh miqësi me ish-in? Robert Berisha foli për Norën dhe na tha të kundërtën!
Breaking News

Nora dhe Roberti do të rikthehen bashkë, por jo ashtu siç mendoni!

20/12/2025
Eni Vasili i dorëzon “Çmimin e karrierës” Orkestrës Simfonike të RTSH-së”!
Breaking News

Eni Vasili i dorëzon “Çmimin e karrierës” Orkestrës Simfonike të RTSH-së”!

20/12/2025
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…”
Breaking News

Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…”

19/12/2025
“3 javët më të këqija të jetës sime”, këngëtarja shqiptare hap zemrën: Kam parë tmerr me sy
Breaking News

“3 javët më të këqija të jetës sime”, këngëtarja shqiptare hap zemrën: Kam parë tmerr me sy

19/12/2025
Moderatori heq kravatën LIVE dhe konfirmohet si banori i parë i BBV5!
Breaking News

Moderatori heq kravatën LIVE dhe konfirmohet si banori i parë i BBV5!

19/12/2025
Bebe Rexha hap “aplikimet” për partner dhe kriteret e saj (nuk) na habitën!
Breaking News

Bebe Rexha hap “aplikimet” për partner dhe kriteret e saj (nuk) na habitën!

19/12/2025
Next Post
FOTO/ Morena Taraku nostalgjike: Momenti më i bukur i jetës sime është…

FOTO/ Morena Taraku nostalgjike: Momenti më i bukur i jetës sime është…








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera