Gerta dhe Denisi ishin një ndër çiftet më të pëlqyera edhe pse dolën shpejt nga loja. Menjëherë pas daljes nga “Big Brother”, ata deklaruan ndarjen. Madje Denisi u shpreh se e kishin detyruar të hynte çift dhe nuk kishte pëlqim për asnjë duke përfshirë këtu dhe Gertën. Por nuk mund të themi të njëjtën gjë për këtë të fundit. Gerta ka postuar sot një foto në Instagram ku shfaqet me Denisin gjatë ditëve të qëndrimit në shtëpi. “Kujtime. Dukem e lumtur dhe e shëndoshë”, -shkruan ajo. Nuk dihet nëse Gerta dhe Denisi janë lidhur sërish, por fakti se ish-banorja vazhdon të postojë foto me të na bën të dyshojmë./revistawho.com