Prej shumë kohësh po flitet për dasmën e Getit dhe Marinës, por sesi prezantuesja do të ngjajë me vellon e nusërisë, na e zbuloi dje. Marina ka marrë shumë komplimente, por të gjithë prisnin atë të Getit. Reperi ka postuar para pak minutash një foto të Marinës ku me dy fjali shumë të bukura shpreh dashurinë ndaj saj dhe shkruan se mezi po pres ta shohë nuse. “Në mes ëndrrës dhe realitetit nuk ka asnjë ndryshim, sepse ti di të bësh realitet gjithçka që kam ëndërruar… Po e pres me padurim ditën kur të të shoh nuse”, -shkruan Geti. Ndërsa në hapësirën e komenteve shihet edhe komenti i mamasë së reperit e cila i shkruan se ka fituar bastin, por se çfarë basti nuk dihet./revistawho.com