• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Getoar Selimi flet për largimin e Cozman nga ‘Babastars’: Nuk dua të merrem si kalamajtë

Në fillim të këtij viti, Cozman njoftoi se nuk ishte më pjesë e labelit “Babastars” dhe deklaratat e tij shkaktuan bujë të madhe në media. Reperi shprehej se grupi kishte parësor biznesin dhe interesat personale në vend të muzikës. Gjithashtu ai bëri publike të gjitha fitimet e pjesëtarëve të labelit, ku dukej qartë se lideri, Getoar Selimi, kishte më shumë përfitime. Vetë Geti qëndroi i heshtur, derisa vendosi të reagonte ditën e sotme. Reperi ishte i ftuar special në emisionin “Xing me Ermalin”, duke u shfaqur për herë të parë në ekran pas 4 vitesh mungesë.

Përsa i përket largimit të Cozman dhe përçarjes së ‘Babastars’ ai u shpreh: “Nuk kam dal të flas, sepse nuk kam pasur çfarë të flas. Të gjitha gjërat i kam dëgjuar nga njerëzit, për asnjë gjë nuk kam qenë i interesuar”. Ai ka shtuar se nuk i pëlqen të merret me pakënaqësitë e dikujt, sepse i duket si debat fëmijësh. “Pse do zihem unë si kalamajtë? Unë nuk jam as në moshë, as në karrierë, as personi që duhet të merrem me kalamanllëqe”, – ka thënë Geti. Ai ka treguar se puna në ‘Babastars’ vazhdon me pjesëtarët që kanë mbetur, Majk, Onat dhe Jungle. /revistawho.com