Getoar Selimi është një prej këngëtarëve më të dashur të publikut shqiptar. Këngët e tij bëhen menjëherë hit, duke numëruar miliona klikime. Së fundmi ai ka bërë një njoftim të cilin mund ta quajmë pa frikë “historik”. Së bashku me këngëtarin e njohur MC Kresha dhe sopranon shqiptare me famë botërore, Inva Mula do të sjellin një bashkëpunim. Fotoja e tre artisëve e ka konfirmuar bashkëpunimin, teksa Geti e ka nisur edhe numërimin mbrapsht, kënga është publikuar sot dhe mund ta dëgjoni në “Youtube”. Nëse deri dje e mendonit të pamundur një bashkëpunim të tillë, ja ku është, gati për të thyer rekorde. “Jemi njo”, nga Geti, Inva dhe MC Kresha.








