Ditën e sotme reperi i njohur, Getoar Selimi feston ditën e lindjes. Mes shumë urimesh nga fansa apo kolegë, pa dyshim vëmendjen e ka marrë urimi i partneres së tij, Marina Vjollca. Ajo i ka shkruar fjalët më romantike, duke shtuar mes tyre edhe pak humor. “Gëzuar ditëlindjen burrit tim të dashur, heroit tim, burrit tim të pashëm. Do doja të uroja më të mirën, por ti më ke mua. Nuk ka nevojë”, shkruan moderatorja bukuroshe. Edhe Getoari ia ka kthyer menjëherë, duke i shprehur se është me fat për të. Marina dhe Getoari i kanë festuar gjithmonë ditëlindjet duke udhëtuar në vende të ndryshme të botës, por këtë herë për shkak të pandemisë janë të detyruar të qëndrojnë në Shqipëri.
https://www.instagram.com/p/CCJ-43dDfmm/?igshid=1vt5tn4naqte9