• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Gidi Hahid: Dikur kam qënë ‘modele instagrami’ ndërsa sot…

Edhe pse shumë e zënë me pjesmarrjen e saj në Javën e Modës dhe Milano dhe Paris, modelja me famë botërore Gigi Hadid gjen kohë për të dhënë intervista dhe për të pozuar në revista të ndryshme. Numri i ri i revistës “WSJ.” do të dalë më 8 tetor dhe në kopertinën e tij do të jetë 21-vjeçarja e cila ka dhënë një ndër intervistat më të sinqerta të karrierës së saj. Gigi është ftuar për të folur për famën që ajo ka në rrjete sociale veçanërisht në atë të Instagramit dhe sesa ndikon modelingu në këtë çështje. Bukuroshja ka arritur numrin e 23 milion ndjekësve dhe tregon për revistën se faqja e saj u hap kur ajo nuk ishte e famshme, në mënyrë që të promovonte veten si modele. “Fillimisht nuk e kisha mendjen tek fansat doja vetëm të promovoja veten time si modele nëpërmjet fotove, pra kam qënë një ‘modele instagrami’ dhe jo profesioniste. Kjo gjë është e dukshme, po të kontrollosh llogarinë time të Instagramit vazhdoj të kem fotot e para me nga 400-500 likes”, tregon Gigi për ‘WSJ’.