Edhe pse janë përpjekur ta mbajnë më të voglën e tyre larg rrjeteve sociale, madje as emrin nuk i kanë zbuluar, Gigi dhe Zayn nuk kanë mundur të mos ndajnë disa nga momentet më të ëmbla me vajzën. Modelja ka publikuar në llogarinë e saj një foto të Malik me vajzën në krahë në Krishtlindjen e tyre të parë bashkë.
Shoqëruar me disa emoji të pemës së Vitit të Ri dhe një zemër të kuqe, Hadid ka treguar se 2021 nuk mund ta gjente më mirë se kaq. Kujtojmë se fill pas lindjes Gigi u zhvendos në fermën e saj në Pensilvani së bashku me Zayn dhe gjithë familjen e saj, vëmendjen maksimale të cilën ia kanë dhënë më të voglës së shtëpisë./revistawho.com








