Në shtator të vitit 2020, Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë me një vajzë, pamjen e të cilës nuk e kanë zbuluar deri më tani. Dyshja madje ka qenë mjaft skeptik përsa i përket privatësisë të së voglës dhe kanë zgjedhur të mos e ndajnë emrin e saj deri më tani.
Megjithatë duket se Gigi ka ndërruar mendje dhe më një ndryshim të fundit në ‘Instagram-in’ e saj ka zbuluar emrin e vajzës. “Mamaja e Khai”, ka shkruar modelja në bion e saj duke i prezantuar të gjithë me Khai-n.

Ne nuk e dimë nëse pas këtij momenti Gigi dhe Zayn do të hapin një llogari për vajzën e tyre, por duke parë se si kanë vepruar deri më tani dyshja do të vazhdojë ta ruajë privatësinë e saj.
Spekulimet rreth emrit të vajzës së Zayn dhe Gigi-t kanë qenë nga më të ndryshmet, e disa e lidhën atë me këngën e fundit të Taylor Swift, ‘Dorothea’, megjithatë cifti sapo ia zbuloi gjithë botës emrin e të voglës. Khai Malik./revistawho.com







