Gigi Hadid ka rrëfyer se ka disa kohë që që vuan nga një sëmundje e cila i është shfaqur pas dietave drastike që ajo ka mbajtur për të sfiluar në Victoria’s Secret Fashion Show. Modelja u shpreh se ky vit për të ka qënë një tmerr i vërtetë pasi metabolizmi i është shkatërruar nga një ç’rregullim në tiroide. “Kam shumë kohë që po marr mjekim dhe për sfilatën e Victoria’s Secret nuk mund të dobësohesha më shumë për shkak të ilaçeve, thjesht u mundova që të kisha muskujt në formën më të mirë” – është shprehur ajo. Ajo ka treguar se e vetmja mënyrë për të mbajtur një trup të mirë është stërvitja e vazhdueshme sepse për sa u përket dietave drastike ato ta shkatërrojnë organizmin.








