Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll! 10/03/2026
“Teze me fat”, motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël! 10/03/2026
Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë! 09/03/2026
“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit! 09/03/2026
“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit 09/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

GIPSY KINGS NË TIRANË

05/08/2024
in Breaking News
Reading Time: 3 mins read
A A
GIPSY KINGS NË TIRANË

Gipsy King u krijua si grup rreth viteve ‘ 70 në jug të Francës. Pjestarët e dy familjeve që bënin muzikë të ndarë u bashkuan dhe krijuan Bamboleo-n e famshme tani, një hit që i ka rezistuar kohës, që vijontë kërcehet dhe të dhurojë lumturi.
Dy familjet ajo Baliardo dhe Reyes vendosën asokohe t’i jepnin zë së bashku ritmeve të kulturës sa spanjolle, po aq edhe lirisë së jetës si gipsy. Në atë kohë, Reyes dhe Manitas de Plata ishin një dyshe që shkaktoi popullaritetin për interpretimin e rumba flamenca (e njohur edhe si rumba spanjolle osecigane). Kur Reyes u nda nga Manitas de Plata, aikrijoi një grup të përbërë nga djemtë e tij, të cilët i quajti Los Reyes (si edhe emri i tyre i familjes, reyes do të thotë “mbretër” në spanjisht).
Gipsy Kings fillimisht përbëhej nga dy familje prindërore: Reyes dhe Baliardo. Vëllezërit Reyes janë nipërit e Manitas de Plata. Vëllezërit Baliardo janë djemtë e tij. Në Tiranë, më 6 gusht 2024, në Spectapolis, në Stadiumin “Selman Stërmasi”mbërrijnë djemtë, ato që vijojnë të mbajnë ende emrin Gipsy Kings.
Hapin e parë drejt famës e morën në vitin 1987 kurBrigitte Bardot i ftoi në rezidencën e saj në Saint Tropez për një festë private. Pas interpretimit aty, për grupin nisën ofertat, regjistrimet, turret, fama dhe milionat.
Ishte viti 1900 kur Gipsy Kings fitoi për albumin Bamboleo, si grupi më i mirë i vitit. Në këtë album nuk ishte vetëm kënga e njohur Bamboleo, nga e cilamorri titullin i gjithë albumi, por edhe hite të tjera si“Volare” “Baila me”, “Djobi Djoba”. Publikimet që nisën në Shtetet e Bashkuara në vitin 1989 dhe kaluan 40 javë në krye të klasifikimeve ende këndohen e kërcehen sot pas 35 vjetësh.
Sot Gipsy Kings vijojnë të performojnë kryesisht nëspanjisht, por edhe duke përzier dialekte franceze jugore, duke ruajtur qëllimin e tyre të parë. Sepse megjithëse anëtarët e grupit kishin lindur në Francë, prindërit e tyre ishin kryesisht gitanos, romë spanjollë që u larguan nga Spanja gjatë Luftës Civile Spanjolle të viteve 1930. Ata janë të njohur për sjelljen e rumba flamenca, një muzikë e orientuar drejt pop-it që rrjedh larg nga muzika tradicionale e flamenkos, për audiencën në mbarë botën.
Grupi ia doli që edhe në vitin 2012 të vlerësohet me çmim për këngët. “Savor Flamenco” është albumi i fundit nga Gipsy Kings që vlerësohet në Grammy Awards si Albumi më i mirë muzikor në botë (Best World Music Album). Nga kjo kohë dekada e funditi ka nxjerrë gjithnjë e më shumë në skenë.
Kush është sot Diego Baliardo dhe Gipsy Kings?
Diego Baliardo ka lindur në Montpelier të Francës nëmaj të vitit 1951. 73-vjeçari që vjen në Tiranë është djali i Manitas de Plata dhe vijon rrugëtimin artistik. Në Tiranë mbërrijnë sepse tashmë kënga “Bamboleo” që feston 35-vjetorin, po shëtit sërish botën. Gipsy Kings nga Diego Baliaodo është në turin e vet artistik vitin 2024 dhe nuk mund të mungonte në SPECTAPOLIS ku emra të mëdhenj të skenëns ndërkombëtare  po bashkohen për ta mbushur kryeqytetin plot ritëm.
Ndaj mos e humbni mundësinë për të parë legjendate muzikës LIVE. Në datën 6 gusht, bashkohuni me ne për një natë të paharrueshme të muzikës flamengo. Për të dëgjuar e kënduar bashkë me Gipsy Kings, hitet e tyre legjendare si “Bamboléo”, “Volare”, “Amor mio” dhe shumë e shumë të tjera. Energjinë dhe ritmet e tyre të njohura botërishtmbërrijnë edhe në SPECTAPOLIS! Bëhuni si Brigitte Bardot dhe bashkojuni festës në stadiumin “Selman Stërmasi”. Siguroni biletat tuaja tani dhe përgatituni për një natë të mbushur me muzikë dhe kërcim!






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll!
Breaking News

Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll!

10/03/2026
“Teze me fat”, motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël!
Breaking News

“Teze me fat”, motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël!

10/03/2026
Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë!
Breaking News

Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë!

09/03/2026
“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit!
Breaking News

“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit!

09/03/2026
“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit
Breaking News

“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit

09/03/2026
Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin!
Breaking News

Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin!

09/03/2026
Next Post
Telenovela vazhdon, u nda përfundimisht prej tij, Icardi “hakmerret” ndaj Wanda Narës!

Telenovela vazhdon, u nda përfundimisht prej tij, Icardi “hakmerret” ndaj Wanda Narës!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera