Gisele Bündchen dhe Tom Brady i kanë dhënë fund martesës 13-vjeçare. Lajmin e bënë të ditur vetë ata duke treguar se vendimi ishte marrë miqësisht.
“Ditët e fundit, unë dhe bashkëshortja ime finalizuam divorcin pas 13 vitesh martesë. Ne arritëm në këtë vendim në mënyrë miqësore dhe me mirënjohje për kohën që kemi kaluar me njëri-tjetrin. Jemi të bekuar me fëmijët tanë të mrekullueshëm, të cilët do të vazhdojnë të jenë qendra e gjithë botës sonë. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë si prindër, për t’u siguruar se ata do marrin të gjithë dashurinë dhe vëmendjen që meritojnë. Ne i urojmë më të mirën njëri-tjetrit teksa ndjekim kapituj të rinj të jetës sonë”, shkroi Brady.
Brady ka dy fëmijë me modelen Benjamin, 14, dhe Vivian, 9, dhe gjithashtu një djalë më të madh me ish-partneren e tij Bridget Moynahan.








