Gisele Bündchen kohët e fundit foli hapur se si ndihet në moshën 43-vjeçare duke treguar atë që ka bërë çdo ditë për të qëndruar e shëndetshme dhe rrezatuese dhe gjithçka fillon kur zgjohet në 5 të mëngjesit.
“Ndihem shumë më mirë në moshën 43-vjeçare sesa në moshën 23-vjeçare, është e mrekullueshme. Ndihem shumë më mirë – të 40-tat janë të mahnitshme”, tha ajo.
Modelja e Victoria’s Secret tregoi se ajo bën stërvitje dhe shumë ushtrime. “Unë meditoj çdo ditë, ushtrohem çdo ditë,” tha ajo. “Jam shumë mirënjohëse që e kam këtë trup, me të vërtetë jam. Tani kam mësuar sepse nuk isha aq e mirë në të 20-tat ose në vitet e adoleshencës time. Kuptova se trupi im është tempulli im dhe me të vërtetë dua ta shijoj atë. Pra, për mua, lëvizja e trupit ka shumë rëndësi.”
“Kjo është arsyeja pse zgjohem në 5 të mëngjesit. Kjo është arsyeja pse kam medituar për më shumë se 20 vjet. Dhe kur nuk e bëj, ndiej një ndryshim të madh.” tha ajo, duke vënë në dukje, “Unë nuk kam pirë alkool për më shumë se dy vjet dhe është e mahnitshme se sa më e qartë ndihem.”