Pasi u konfirmua se Gisele Bundchen dhe Tom Brady kishin bërë kërkesë për divorc këtë javë, thuhet se supermodelja nuk po e përballon dhe aq mirë prishjen e martesës së tyre. Ndarja erdhi pas muajsh spekulimesh në lidhje me çiftin.
“Tom dhe Gisele kanë dashuri për njëri-tjetrin, por Gisele e dinte se ajo duhej të vinte veten dhe familjen e saj në vend të parë mbi futbollin”, tha një burim për ET.
Një nga faktorët kryesorë në ndarjen besohet të jetë vendimi i Brady për t’u kthyer në NFL vetëm disa muaj pas daljes në pension.
“Gisele po lufton për të qëndruar në paqe dhe për të pranuar përfundimin e martesës së saj”, tha burimi.








