Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet 25/12/2025
Habit banorja e BBV: Flokët e mi kushtojnë 15 mijë euro!  25/12/2025
Humbi 10 milionë ndjekës dhe mbylli Instagramim? E vërteta e Nicki Minaj qenka ndryshe! 25/12/2025
“Ishte shumë e mirë, por…”/ Robert Berisha konfirmon ndarjen nga e dashura 24/12/2025
Nuk ndalen sherret në BBV, Iliri kërcënon Juxhinin 24/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Gjakderdhja nga hundët: Ja kur duhet të shqetësohemi

14/03/2017
in Jetë, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Gjakderdhja nga hundët: Ja kur duhet të shqetësohemi

Gjakderdhje nga hundët? Kujdes! Edhe pse sasia e gjakut të humbur nuk është e dëmshme për organizmin, mbetet një shenjë për të mos u nënvleftësuar. Në rastet e ripërsëritjes së fenomenit, një kontroll te mjeku do të ishte e këshillueshme. Mjekja otorinolaringologe Elma Xhokaxhiu, në një intervistë për “Mapo” shpjegon se në cilin rast gjakderdhja nga hundët është shqetësuese, kur mund të konsiderohet një sinjal për sëmundje të tjera. Por në të gjitha rastet, edhe kur kjo gjakderdhje ndodh te fëmijët apo te më të rriturit, mjekja këshillon se  do të jetë vetëm vizita te mjeku dhe ekzaminimet përkatëse, që do të përcaktojnë shkaqet dhe mënyrën e trajtimit të gjakderdhjes.





Doktoreshë, çfarë është epistaksis?

Epistaksisi ose gjakderdhja nga hundët siç njihet nga populli, është një simptomë (shenjë klinike) dhe jo sëmundje. Shoqëron patologji të ndryshme, duke u bërë shpesh sinjal paralajmërues i tyre. Në praktikën ambulatore ne ndeshim shumë nga këto raste, sidomos tani në këtë periudhë stinore të ftohtë e të thatë dhe jo në periudhën kur ka lagështirë.


Çfarë e shkakton epistaksisin apo gjakderdhjen nga hundët?

Shkaqet mund të jenë lokalë (patologji të hundës), si: infeksione të hundës dhe sinozitet, deviacioni i septumit, alergjitë e hundës, traumat dhe tumoret e hundës. Te fëmijët e vegjël, burim hemorragjie mund të jetë një trup i huaj i futur në hundë. Në këto raste, hemorragjia vjen në përgjithësi nga pjesa e përparme e hundës (me përjashtim të tumoreve të hundës) dhe janë më të lehta në trajtim.

Në rastin kur hemorragjia vjen si pasojë e një sëmundjeje sistemike, si: hipertensioni arterial apo sëmundjet e gjakut në përgjithësi, hemorragjia është e bollshme dhe vjen nga pjesa e pasme e hundës, pacientit i mbushet goja me gjak. Trajtimi në këto raste është më i vështirë dhe kërkon bashkëpunim me mjekun kardiolog dhe hematolog.

A fsheh epistaksisi sëmundje të tjera të pranishme në trupin tonë dhe kur duhet të shqetësohemi?

Siç e thashë më sipër, epistaksisi është simptomë e shumë patologjive dhe shpesh bëhet sinjal paralajmërues i hipertensionit. Po kështu, kur pacienti ka dhe njolla në lëkurë, ekziston mundësia e patologjive të gjakut.

Kur kemi të bëjmë me raste sporadike të hemorragjisë, në përgjithësi hemorragjia pushon vetë. Duhet të shqetësohemi kur fenomeni është i përsëritur, pacienti ankohet se ka patur brenda javës disa herë hemorragji dhe kur sasia është e bollshme, pasi mund të dyshohet për patologji serioze.

Cilët janë kategoritë e personave që rrezikohen më së shumti?

Kategoritë e personave më të rrezikuar, janë personat mbi 50 vjeç, sepse faktor në këto raste është arteroskleroza dhe hipertensioni. Grupmoshë tjetër e shpeshtë janë fëmijët 5-10 vjeç, ku shkak hemorragjie mund të bëhen virozat, fenomenet alergjike që shoqërohen me kruarje të hundëve apo trupat e huaj të futur në hundë. Në praktikën tonë, ambulatorisht paraqiten dhe pacientë që përdorin preparate antikoagulante dhe te këta, hemorragjia fillon krejt pa shkak ose pas ndonjë teshtime. Vajzat adoleshente para ardhjes së menstruacioneve, mund të kenë episode hemorragjie pasi ndryshimet hormonale mund të ndikojnë në mukozën e hundës dhe çarjen e enëve të gjakut.

Ndikojnë faktorët ambientalë në hemorragjinë e hundës? 

Klima e ftohtë dhe e thatë në përgjithësi, e dëmton mukozën e hundës; po kështu lëvizja e njerëzve nga një ambient i ftohtë jashtë, në një ambient të ngrohtë dhe të thatë (me kondicioner),  ku temperaturat  ndryshojnë nga njëri ekstrem në tjetrin. Të gjitha këto ndryshime temperaturash bëjnë që mukoza të jetë e ndjeshme. Në këto raste, gjakderdhja nga hundët hyn në patologjitë jo serioze,  jo shqetësuese, pavarësisht se pacienti i percepton si patologji serioze sepse vetë gjakderdhja nga hundët është traumë psikologjike për pacientin.

Kur duhet t’i drejtohemi mjekut? Cilat janë ekzaminimet e këshilluara?

Pacienti në përgjithësi, edhe për një gjakderdhje të thjeshtë shqetësohet, dhe kjo e bën që të drejtohet te mjeku. Është detyrë e mjekut që nëpërmjet marrjes së një anamneze të hollësishme, matjes së tensionit arterial, ekzaminimit lokal të hundës, për të parë se nga buron hemorragjia, të përcaktojë shkakun e hemorragjisë dhe mënyrën e trajtimit të saj. Por në  radhë të parë, në mënyrë të menjëhershme duhet të ndalojmë hemorragjinë.

E rëndësishme është edhe analiza e gjakut me formulë, kohë koagulimi, kohë hemorragjie dhe trombocit.

Trajtohet me medikamente?

Duke qenë simptomë dhe jo sëmundje mjekimi, është simptomatik dhe etiologjik, d.m.th. nëse kemi të bëjmë me një sinozit, do të trajtohet një herë sinoziti. Nëse kemi një infeksion të hundës, do të kemi trajtim të saj. Te pacientët me hipertension, duhet konsultuar me mjekun kardiolog dhe duhet stabilizuar tensioni. Duhet theksuar se në rastin e hipertensionit arterial, hemorragjia nga hundët shërben si “valvul shkarkuese” e trupit dhe që e mbron zemrën dhe trurin  nga goditja. Por në te gjitha rastet, cilido qoftë shkaku i hemorragjisë, mjeku otorinolaringolog duhet të menaxhojë hemorragjinë. Prandaj aplikohen në hundë solucione fiziologjike për të shpërlarë hundën, këshillohet pacienti të mos mbajë kokën lart, sepse koagulimet e gjakut gëlltiten në stomak dhe provokojnë të vjella. Kështu që hapen këmbët sa gjerësia e shpatullave, ulet koka poshtë dhe mbahet e shtypur hunda 5-10 minuta (midis pjesës së fortë të kockës dhe pjesës së butë), kryhet tamponada e hundës. Te pacientët që marrin antikoagulantë, duhet të këshillohen me mjekun për ndryshimin e mjekimit. Në patologjitë hematologjike, pacientët duhet të trajtohen te mjeku hematolog. Në rastet kur hemorragjia vjen prej ajrit të thatë dhe të ftohtë, këshillohet lagështimi i ajrit. Në rastet me rinite alergjike bëhet trajtimi i alergjisë dhe hemostazë e hundës.

Tags: gjakderdhjehunde
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
Next Post
FOTOT/ Aksesori më i dashur i personazheve shqiptarë, femra dhe meshkuj i bashkon ky detaj….

FOTOT/ Aksesori më i dashur i personazheve shqiptarë, femra dhe meshkuj i bashkon ky detaj….








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera