Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë! 05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York 05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba! 05/03/2026
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Këshilla

Gjashtë gjërat që duhet të bëni para gjumit…

20/11/2017
in Këshilla, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Gjashtë gjërat që duhet të bëni para gjumit…

Ajo çfarë bëni para gjumit mund të ketë një ndikim të madh në jetën tuaj. Shumë njerëz nuk mendojnë për këtë dhe pastaj befasohen kur iu ndodhin gjëra të caktuara.





Përgatituni për të nesërmen

Para se të shtriheni për të fjetur, përgatitni çdo gjë që ju duhet në mëngjes; mëngjesin, drekën dhe rrobat që do të vishni. Është shumë më e lehtë për të bërë këtë në mbrëmje dhe në mëngjes do të jeni të qetë në qoftë se e dini se i keni të gjitha të përgatitura.


Zgjatni muskujt

Zgjatja e muskujve para gjumit është shumë e rëndësishme. Ajo është e mirë jo vetëm për fleksibilitet dhe nyjat tuaja, por edhe për gjumë cilësor dhe të rehatshëm.

Meditoni

Meditimi është ritual i mirë për qetësim para se të shkoni në krevat. Nëpërmjet meditimit ju do të reduktoni stresin dhe të relaksoheni. Kjo do t’ju ndihmojë të qetësoheni pas një ngjarje stresuese, por ka edhe një ndikim të mirë në lidhje me kujtesën dhe kreativitetin.

Shkoni në shtrat 15 minuta më herët

Kjo është krejt një “mashtrim i thjeshtë”, të shkoni në shtrat 15 minuta më herët se sa keni planifikuar. Një numër i madh i njerëzve nuk bëjnë gjumë të mjaftueshëm, kurse mungesa e gjumit ka një ndikim serioz në shëndetin dhe produktivitetin e tyre. Nëse shkoni më herët në shtrat, shanset janë më të mëdha që do të flini ashtu siç keni planifikuar.

Pastroni grimin

Pa marrë parasysh se sa jeni të lodhur, gjithmonë largoni grimin nga fytyra. Nëse bini në gjumë pa e pastruar fytyrën, poret do të bllokohen gjatë natës dhe lëkura nuk do të jetë në gjendje të hidratohet me vajra natyrale. Makijazhin që e leni gjatë natës mund të çojë në formimin e puçrrave dhe në qoftë se nuk e pastroni fytyrën para se të shkoni për të fjetur, radikalët e lira që keni “mbledhur” gjatë ditës mbesin në lëkurën tuaj tërë natën, gjë e cila mund të çojë në dëmtimin e kolagjenit dhe si pasojë edhe formimin e rrudhave.

Pastroni dhëmbët me perin për pastrim dhëmbësh

Gjithkush e di se sa i rëndësishëm është shëndeti i dhëmbëve, por shumë njerëz ende nuk e kanë të qartë sa i rëndësishëm është pastrimi i dhëmbëve me perin për pastrimin e dhëmbëve. Mishrat e sëmurë mund të çojnë në probleme serioze shëndetësore, si sëmundje të zemrës dhe organeve të frymëmarrjes. Përveç kësaj, dhëmbët do të fillojnë më herët për t’u prishur, nëse nuk i lani dhe pastroni rregullisht me perin adekuat. /Zëri

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
Next Post
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera