Moderatori i njohur, Ardit Gjebrea ka treguar me një status në llogarinë e tij se për këtë të dielë mjekët i kanë thënë se duhet të bëjë pushim, megjithatë për të dielën shqiptare nuk do të ketë pushim.
“Këtë të dielë mjekët më thanë pushim! Por nuk do të ketë pushim ‘E diela shqiptare’. Dhe skuadra fituese: “Gjysma ime” & “Të panjohurit”: Enkel Demi. “Telebingo shqiptare”: Gentian Zenelaj. “Ka një mesazh për ty”: Marsela Çibukaj”, ka shkruar Arditi krah postimit të tij.
Kujtojmë se fundjavën e kaluar Arditi e drejtoi programin nga shtëpia, por këtë javë është këshilluar të pushojë siç duhet./revistawho.com









