Fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, Egla Ceno, ka bërë një ironi të hapur ndaj “ish-kolegut” të saj në lojë, Romeo Veshaj, për serialin e ri që ai po realizon me këngëtaren Elvana Gjata.
Duke ndarë disa foto nga një episod i një mini-seriali të prodhuar vite më parë për platformën “Digitalb”, ku ajo luante përkrah aktorit Vis Pupa, Egla shfaqet nostalgjike dhe thekson vlerën e projekteve të suksesshme.
“Rrjetet sociale më kujtojnë që në 2016 luaja si gruaja e Vis Pupës në “Më fal për shprehjen”, një mini-serial i @digitalb_official. Sinqerisht kam nostalgji për punë të tilla.
Në foto ishte dita e burrit dhe gruas në SPA… torturë e vërtetë për të shkretin. S’ka mo… gjen tenxherja kapakun gjithmonë,” shkruan Egla Ceno.
“Tenxherja Kapakun” është titulli i serialit që Romeo dhe Elvana po realizojnë aktualisht, një projekt që duket se ka ngjashmëri me atë që Egla dhe Vis Pupa kishin zhvilluar vite më parë. Por ajo që tërheq vëmendjen edhe më shumë është fakti se në episodin e fundit të serialit, dy personazhet e Romeos dhe Elvanës ishin pikërisht në një SPA, njësoj si video e shkëputur nga seriali i Eglës me Vis Pupën.
Ndërkohê, komentet në postimin e Cenos kanë reflektuar edhe më tej këtë krahasim. Egla vetë ka pëlqyer një koment ku një ndjekëse, duke iu referuar serialit “Tenxherja Kapakut”, shkruan: “Dy njerëz që s’kanë pikë emocioni transmetimi.”