“Gjeniu i Vogël” tanimë do të bëhet “Gjeniu i madh”. Spektakli i muzikës do të rivijë me një organizim të ri, duke ndryshuar edhe konceptin. Do të jenë “gjenitë” e mëdhenj ata që do të ngjiten në skenë për të realizuar ëndrrën e tyre. Spektakli i muzikës nis në “Vizion Plus”, ndërsa kujtojmë se audicionet janë hapur në tetor të vitit të kaluar. Kush e prezanton? Edhe këtë e kemi zbuluar. Është Eva Murati ajo që do ta prezantojë spektaklin e muzikës. Pritet vetëm të nisë…