Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Mendoja se isha e shëmtuar”, Rita Ora flet hapur për periudhën më të errët të jetës 17/07/2025
CEO i martuar kapet mat në një moment intim gjatë koncertit të Coldplay, dhe videoja po çmend rrjetin! 17/07/2025
“Princesha ime”/ Mevlani ndan për herë të parë foton e të bijës 17/07/2025
Do largohet nga muzika? Ariana Grande thyen heshtjen 17/07/2025
Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë! 17/07/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Gjërat më të çuditshme që bëjmë kur jemi vetëm, dhe askush nuk na sheh

24/06/2025
in Jetë
Reading Time: 2 mins read
A A
Gjërat më të çuditshme që bëjmë kur jemi vetëm, dhe askush nuk na sheh

Le ta pranojmë: të gjithë kemi një version të vetes që askush tjetër nuk e sheh. Ai version që del vetëm kur dera mbyllet, dritat fiken dhe celulari hidhet në anën tjetër të dhomës.





Është ajo “unë” që s’ka nevojë të duket mirë, të sillet bukur apo të thotë fjalën e duhur. Ajo që ndonjëherë duket si komplet e çmendur – por në mënyrën më të ndershme të mundshme.

1. Fjalime dramatike para pasqyrës

Kush s’e ka bërë? Një debat imagjinar me dikë që nuk do të guxonim t’ia thoshim kurrë në realitet. Ose ndoshta një “thank you” emocional sikur sapo fitove një çmim Oscar. Me dorë në zemër dhe lot në sy. Ndoshta jo lot… por emocion i vërtetë, po.


2. Vallëzim i shfrenuar me një këngë që nuk do guxoje kurrë ta luaje në publik

Po, ajo kënga “e turpshme” që e ke në playlist me emër të fshehur si “notes.mp3”. Veshur me pizhamet e natës, kërcen në kuzhinë sikur ke një koncert personal. Dhe s’do të doje askush ta filmonte.

3. Pyesim veten me zë: “Ku e kam lënë telefonin?”… ndërkohë që e kemi në dorë

Ndodh më shpesh nga sa pranojmë. Ndonjëherë edhe flasim me telefonin: “Ku ishe ti?!”. Sepse kur je vetëm, bisedat e njëanshme janë totalisht normale.




4. I kthehemi kujtimeve të sikletshme të 2009-ës dhe bëjmë një “uf” të gjatë

S’mund të kontrollosh valën që vjen papritur: “Pse thashë atë gjë?” “Pse e postova atë foto?” “A thua e mban mend dikush?” Dhe pastaj ngushëllon veten: “Ka kaluar shumë kohë. Askush s’e mban mend. Vetëm unë. Dhe universi.”

5. Bëjmë zëra të çuditshëm. Me objekte. Ose me kafshët imagjinare të fëmijërisë.

Një çantë që “flet”? Një jastëk që ka personalitet? Një batanije që të mbështjell si superhero? Po, të gjitha ndodhin kur nuk ka sy të tjerë për të na parë.

6. Provojmë çdo veshje në dollap, vetëm për t’u ndjerë sikur jemi në një film 

Nuk ka event. S’do dalësh askund. Por thjesht do të provosh xhaketën që kishe harruar që ekziston. E pastaj e kombinon me pantallonat që s’i ke veshur që nga viti i kaluar. Po, kjo është një pasdite perfekte!

7. Hamë si të çmendur dhe flasim me ushqimin

Një copë çokollatë: “Ku ke qenë gjithë jetën time?”
Një lugë makarona: “E di që s’duhet, por nuk më ndalon dot.”
Të jesh vetëm të çliron nga çdo “mirësjellje tavoline”.

Sepse të jesh vetëm nuk është asnjëherë vetëm…

…është të jesh me versionin më autentik të vetes. Dhe ky version mund të jetë qesharak, dramatik, i çuditshëm – por mbi të gjitha, i lirë.

Të qenit vetvetja nuk ka nevojë për audiencë. E mjafton një natë e zakonshme në shtëpi për ta kuptuar këtë.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Cila nga 5 arketipet femërore je ti? 
Jetë

Cila nga 5 arketipet femërore je ti? 

06/07/2025
Qasja progresive jep rezultat – Qeskat me nikotinë si një alternativë për duhanpirësit e rritur
Jetë

Qasja progresive jep rezultat – Qeskat me nikotinë si një alternativë për duhanpirësit e rritur

05/07/2025
5 mënyra për t’i bërë të hënat të duken si të premte!
Jetë

5 mënyra për t’i bërë të hënat të duken si të premte!

29/06/2025
Këndo fort, jo bukur: Ja pse muzika bën mirë për trurin!
Jetë

Këndo fort, jo bukur: Ja pse muzika bën mirë për trurin!

18/06/2025
Burrat që e bëjnë këtë me gratë çdo mëngjes jetojnë më gjatë!
Jetë

Burrat që e bëjnë këtë me gratë çdo mëngjes jetojnë më gjatë!

13/06/2025
Cirku Marina Orfei ka mbërritur në Tiranë – Një aventurë magjike për të gjithë familjen!
Jetë

Cirku Marina Orfei ka mbërritur në Tiranë – Një aventurë magjike për të gjithë familjen!

13/06/2025
Next Post
“S’di shqip/qentë le të lehin…”, mos vallë sapo nisi një dramë e re mes Aulonës dhe Beniadës?

“S’di shqip/qentë le të lehin…”, mos vallë sapo nisi një dramë e re mes Aulonës dhe Beniadës?







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera