Pas lirimit nga paraburgimi ditën e sotme, Gjesti ka reaguar për herë të parë publikisht duke ndarë një mesazh të gjatë dhe emocional për situatën që ka kaluar së fundmi.
Në reagimin e tij, artisti pranon gabimet dhe kërkon falje për shqetësimin e shkaktuar. Ai thekson se kjo ka qenë një nga periudhat më të vështira të jetës së tij, duke shtuar se gjendja në të cilën u gjend erdhi si rezultat i një presioni të vazhdueshëm. “Nuk jam njeri i tillë,” shprehet ai, duke theksuar pendesën për atë që ka ndodhur.
Reagimi i plotë:
“Periudha e fundit nuk ka qenë më e lehta për mua dhe e ndjej të nevojshme të sqaroj çfarë ka ndodhur.
Fillimisht dua të pranoj që kam bërë gabim dhe kërkoj falje për shqetësimin që kam shkaktuar te stafi. Më vjen shumë keq dhe jam thellësisht i penduar. Unë nuk jam një njeri i tillë, por një presion i vazhdueshëm dhe i rëndë më ka çuar në atë gjendje.
Faleminderit nga zemra për të gjitha mesazhet dhe mbështetjen. Më keni dhënë forcë në momente shumë të vështira. Një falënderim i veçantë shkon për avokatët e mi, Burim Azemi dhe Artan Çerkini, për profesionalizmin dhe përkrahjen e vazhdueshme.
Në bashkëpunim me label-in, menaxhmentin dhe avokatët tanë në Britani, kemi nisur procedura ndaj kompanisë Onima për keqtrajtimet ndër vite, borxhet (duke përfshirë edhe borxhin aktual), mundësitë e humbura dhe dëmet e shkaktuara.
Ka shumë gjëra që ende nuk i dini, por do t’i kuptoni shumë shpejt. Muzikën nuk mund të ma ndalë askush, sidomos jo njerëzit apo kompanitë që synojnë të dëmtojnë artistët dhe të njollosin industrinë e muzikës.
Gjatë kësaj kohe, edhe nëse jemi në procese gjyqësore, do të vazhdoj të publikoj këngët e mia në TikTok dhe Instagram. Nuk do t’ju lë pa muzikë.
Ju dua shumë! Drejtësia do të fitojë, si gjithmonë.” – Gjesti







