Ai njihet si mistrec e provokator por gjithnjë merr flamurin kur është fjala për të bërë diçka të mirë. Eminem ka mbledhur në pak ditë dy milionë euro për t’ia dhënë familjeve të viktimave e të plagosurve në atentatin në Manchester. Reperi kishte hedhur një apel në rrjetet sociale “Bashkohuni me mua”, duke nisur mbledhjen e fondeve. Statusi i Eminem është shpërndarë 8 mijë herë e falë kësaj shifra prej 2 milionë eurosh u mblodh brenda pak ditëve. Ndërkohë edhe artistë të tjerë janë impenjuar. Të dielën në Manchester do të mbahet një koncert bamirësie ku do të këndojnë Justin Bieber, Katy Perry, Miley Cyrus, grupi “Take That”, grupi “Coldplay” etj./ revistawho.com