Pas debateve të nxehta në shtëpi, veprimet e Gjestit kanë marrë vëmendjen e publikut.
Duke mos e mbajtur veten pas përplasjeve me Olën dhe Vserlon, ai vendosi të kalojë në një veprim të pazakontë. Banori i theu vezën në kokë Vserlos, i cili ishte ulur në divan.
Ky i fundit e akuzoi për dhunë, por Gjestin nuk e ndaloi asgjë, pasi bëri të njëjtin veprim me Olën.
Banorja nuk reagoi aspak, u ngrit në këmbë e më pas u largua drejt dhomës së gjumit. Të dy banorët kanë kërkuar eliminimin e Gjestit si pasojë e këtij veprimi por pritet të shohim Prime-in e së martës për të mësuar se çfarë do të ndodhë.