Gjesti, fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, duket se nuk i ndal surprizat për fansat e tij – as kur është mbi skenë.
Gjatë një koncerti në Gjermani, përpara mijëra ndjekësve që këndonin bashkë me të, këngëtari ndaloi befas performancën dhe lëshoi një deklaratë që nuk mund të kalonte pa u vënë re:
“Çka po ju dukem unë juve, more vëlla? Unë jam i martuar!”
Kaq mjaftoi që rrjetet sociale të shpërthenin në komente e spekulime. Shumë ndjekës nisën menjëherë të pyesnin nëse ai po i referohej lidhjes së tij me Eglin – romancës që nisi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Disa e interpretuan si një shaka spontane, të tjerë si një “rrëfim të fshehtë” që Gjesti vendosi ta ndajë në mënyrë krejt të papritur, por me shumë stil.
Deri më tani, artisti nuk ka bërë asnjë koment shtesë për ta sqaruar deklaratën – por një gjë është e sigurt: Gjesti di gjithmonë si të mbajë vëmendjen e publikut.