Një bisedë e fundit mes banorëve të Big Brother VIP Albania 4 ka sjellë në vëmendje një histori të lënë pezull nga Big Brother VIP Kosova. Gjesti, një nga konkurrentët e këtij edicioni, ka pranuar se nëse ish-e dashura e tij, Xheneta, do të hynte në shtëpi, situata mund të bëhej mjaft interesante për të.
Biseda nisi kur Danja e pyeti drejtpërdrejt:
Danja: Gjesti, të të pyes… Po sikur Xheneta të hynte këtu, çfarë do bëje?
Gjesti (buzëqesh).
Danja: Eee, po të qeshin sytë! Dëgjo, nëse ajo të sillet si në atë programin tjetër, ne do merrnim hak për ty.
Indriti: Eglin e vë në gjumë ajo.
Gjesti: Interesant ish kon, po t’hynte ajo këtu. S’di si do kisha reagu.








